LAJMI I FUNDIT:

Përurohet rruga në Dragash që lidhë Kosovën me Shqipërinë

Përurohet rruga në Dragash që lidhë Kosovën me Shqipërinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi kanë përuruar rrugën Krushevë-Shishtavec në Komunën e Dragashit, rrugë kjo që e lidhë Kosovën me Shqipërinë.

Limaj në emër të Qeverisë së Kosovës ka falënderuar Bashkimin Evropian për këtë investim.


Numri dy i qeverisë së Kosovës ka thënë se ndërtimi i kësaj rrugë do të ndihmojë qytetarët e kësaj zone.

“Komuniteti i kësaj zonë më këtë rrugë do t’u lehtësohet jo vetëm qarkullimi, por edhe bashkëpunimi i ndërsjellët. Financimi i kësaj rrugë nga miqtë ndërkombëtar tregon se ata i shohin nevojat e njerëzve tanë të vendit në çdo cep të vendit dhe ndihmojnë komunën e qeverinë që së bashku të ndihmojnë njerëzit”, ka thënë Limaj.

Inaugurohet rruga që lidh Kosovën dhe Shqipërinë
Lexo po ashtu Inaugurohet rruga që lidh Kosovën dhe Shqipërinë

Më tutje, Limaj ka thënë se shpreson që herën e radhës kur të vinë këtu do të vinë për përurimin e ndonjë fabrike. Ai ka apeluar të banorët e andej dhe këndej kufirit që të shfrytëzojnë këto mundësi për të gjeneruar punë edhe për të tjerët.

E, shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova ka thënë se është e lumtur që ka ardhur për të shënuar së bashku përfundimin e ndërtimit të rrugëve që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

“Të dy vendet në programin e tyre të bashkëpunimit ndërkufitar kanë identifikuar si prioritet përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë kufitare. Nëpërmjet fondeve të BE-së dhe zyrtarë ve të BE-së në Shqipëri dhe Kosovë, këto nevoja të identifikuara të infrastrukturës tani zbatohen”, ka thënë ndër të tjera Apostolova. Ndryshe, kjo rrugë është financuar nga BE. /KP /Telegrafi/