LAJMI I FUNDIT:

Peru, presidenti fal diktatorin për të shpëtuar postin

Peru, presidenti fal diktatorin për të shpëtuar postin

Policia në Peru u përlesh me mijëra protestues të zemëruar për lirimin e ish presidentit Alberto Fujimori, i cili u fal nga autoritetet.

Gjatë ditës së dytë të protestave në kryeqytetin Lima, demonstruesit e shumtë kërkuan që falja e tij të anulohet.


Një javë më parë, Fujimori u dërgua nga burgu në spital pasi kishte probleme shëndetësore dhe falja presidenciale u bazua pikërisht mbi to. Ditën e Krishtlindjeve, presidenti peruan Pedro Pablo Kuczynski vendosi që ta falte Fujimorin për arsye shëndetësore. Por kjo nuk u vlerësua aspak nga shumica e perunëve që Fujimorin e konsiderojnë si diktator.

Alberto Fujimori drejtoi Perunë nga viti 1990 deri në 2000 dhe më pas u dënua me 25 vjet burg për shkelje të drejtave të njeriut dhe korrupsion. Falja e tij përflitej prej kohësh në media, sidomos pas tentativave në Kongres për të paditur presidentin Kuczynski.

Forca popullore, partia që udhëhiqet nga Keiko Fujimori, vajza e ish presidentit Fujimori, organizoi një mocion kundër Kuczynskit. Por mocioni dështoi pasi Kenji Fujimori, djali i ish presidentit, anëtar i së njëjtës parti, votoi kundër duke ngritur dyshime për marrëveshje me kreun aktual të shtetit për të falur babain e tij. Sigurisht që palët e përfshira i mohojnë këto pretendime, por protesta në rrugë dhe zemërimi popullor tregon se pak vetë i besojnë.

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori