LAJMI I FUNDIT:

Personi më i vjetër në botë që sapo i ka mbushur 116 vjet, i tregon sekretet për një jetë të gjatë e të lumtur

Personi më i vjetër në botë që sapo i ka mbushur 116 vjet, i tregon sekretet për një jetë të gjatë e të lumtur

Me 9 mars të vitit 2019, libri i rekordeve “Guinness” zyrtarisht e ka konfirmuar se Kane Tanaka nga Fukuoka, Japoni, është personi më i vjetër në botë për momentin, me një moshë prej 116 vjetëve.

Pavarësisht moshës dhe problemeve shëndetësore, Kane është e lumtur dhe e shijon çdo moment të jetës së saj, transmeton Telegrafi.


Në fakt, bota është emocionuar kur ka mësuar se çfarë kjo grua e jashtëzakonshme bën për të qenë aktive dhe e gëzueshme në moshën e saj.

Jeta e Kane Tanaka-s

Kane Tanaka ka lindur me 2 janar të vitit 1903, i cili ka qenë i njëjti vit kur vëllezërit Wright kishin flutuar për herë të parë. Ajo ka qenë fëmija i shtatë në familje dhe i ka pasur 5 fëmijë me Hideo Tanaka-n, të cilin e ka takuar për herë të parë në ditën e dasmës.

Në vitin 1937, Hideo ishte ftuar për shërbim ushtarak, ndërkaq Kane ishte përfshirë më shumë në biznesin familjar. Ajo gjithashtu i ka rritur fëmijët dhe është kujdesur për nënën e Hideos. Djali i parë i tyre, Nobuo, ishte ftuar gjithashtu për të shërbyer në ushtri në vitin 1943, ku ishte zënë rob, por ishte rikthyer në shtëpi në vitin 1947 pas Luftës së Dytë Botërore. Kane kishte vazhduar të punonte në dyqanin familjar derisa ishte pensionuar në moshën 63 vjeçare.

Këshillat e thjeshta, por efektive nga Kane Tanaka për një jetë të gjatë

Pra, cilat janë sekretet e Kane Tanakas për një jetë të gjatë e të lumtur? Epo, janë disa këshilla të cilat ajo i ka zbuluar gjatë intervistave të saja:

– Zgjohuni herët. Kane zakonisht zgjohet në 06:00, kur edhe e fillon ditën e saj.

– Zhvillojeni trurin. Një nga hobit e preferuar të kësaj gruaje është leximi dhe matematika.

– Qëndroni aktiv dhe të shoqërueshëm. Kane është bërë eksperte në lojëra të ndryshme, ndërkaq preferon të luaj me stafin e shtëpisë ku ajo qëndron. Loja e saj e preferuar është “Othello”.

– Hani shumë çokollatë dhe pini kafe. Këtë e bën ajo! Në ceremoninë e “Guinness World Record”, Kanes ia kishin dhuruar një kuti me çokollata, ndërsa ajo kishte filluar t’i hante menjëherë. Kur e kishin pyetur se sa do t’i hante ajo gjatë asaj dite, ajo ishte përgjigjur: “100”!.

Për një jetë të gjatë e të lumtur, ajo gjithashtu thotë se meritor është edhe familja e madhe. Megjithatë, sekreti i saj më i rëndësishëm duket të jetë vendosmëria dhe të mos humbni shpresë pavarësisht se çfarë ndodh.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori