LAJMI I FUNDIT:

Përse duhet t’i lyeni dritaret me llak të thonjve, madje sa më shpejt?

Përse duhet t’i lyeni dritaret me llak të thonjve, madje sa më shpejt?

Tani kur temperaturat janë në rritje e sipër, është koha që dritaret t’i hapni tërësisht, mirëpo edhe të kujdeseni që insektet të mos hyjnë në shtëpi.

Shumica e njerëzve problemin me mushkonjat e zgjidhim me rrjeta të thurura dendur të cilat i vendosin në dritare. Mirëpo, edhe aty ekziston një truk i cili do t’ju mrekullojë, transmeton Telegrafi.


Nëse rrjeta juaj është e thurur rrallë, apo gjatë dimrit është dëmtuar dhe janë bërë vrima, lyeni me llak të thonjve.

Nëpër ato vrima mund t’ju hyjnë në dhomë insektet, mirëpo kur “i mbyllni” mund të jeni të sigurt që asnjë mushkonjë nuk do të mund të hyjë në shtëpinë tuaj.

Tashmë keni dëgjuar për shumë truqe shtëpiake në të cilat përdoret llaku i thonjve, mirëpo thënë sinqerisht, a do t’ju kishte rënë ndonjëherë kjo në mend?

Si t’i rregulloni rrjetat tuaja kundër mushkonjave?

Ju nevojitet:

– Llak i tejdukshëm i thonjve (nuk ka rëndësi çfarë brendi është dhe çfarë çmimi ka, mundeni t’i përdorni ata më të lirët)
– Brusha e vogël
– Tharësja e flokëve.

Procedura:

1. Pastroni me sapun apo me ujë zonën rreth vrimave dhe pastaj thajeni. Kini kujdes që të mos ketë ndyrësi dhe insekte të ngordhura në skajet e pëlcitura të rrjetës. Pas pastrimit thajeni sipërfaqen me tharëse flokësh.

2. Duke përdorur brushën e vogël qitni një shtresë llaku të thonjve madje drejtpërdrejt mbi vrima dhe në zonë përreth tyre.

3. Lëreni llakun të thahet. Për proces më të shpejtë të tharjes, përdoreni tharësen e flokëve.

4. Kur shtresa e parë të thahet, lyejeni edhe njëherë me një shtresë llaku të thonjve. Sërish thajeni me tharëse.

5. Kur rrjeta të jetë e tharë plotësisht, vendoseni sërish në ramin e dritares. Provojeni, me siguri do të ketë efekt! /Telegrafi/