LAJMI I FUNDIT:

Përplasjet në LDK – analistët: Arritja e koalicionit me LVV-në, defaktorizon Veliun ndërkaq forcon Osmanin

Përplasjet në LDK – analistët: Arritja e koalicionit me LVV-në, defaktorizon Veliun ndërkaq forcon Osmanin

Gati dy muaj pas certifikimit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së, dy partitë që janë duke negociuar për formimin e Qeverisë ende nuk e kanë finalizuar një marrëveshje për bashkëqeverisje. Për një koalicion të mundshëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, zyrtarët më të lartë të LDK-së nuk po flasin me të njëjtën gjuhë.

Oferta e fundit që lideri i LVV-së Albin Kurti i bëri Isa Mustafës, ku parashihej rritja e numrit të ministrive ku LDK do të udhëhiqte me 6 ministri si dhe postin e presidentit, ndërkaq LVV me 5, bëri që nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu të reagoj.


Veliu fillimisht në një deklaratë për Telegrafin tha se oferta e fundit e LVV-së, nuk ishte diçka e re dhe serioze. Më vonë përmes një postimi në Facebook, Veliu akuzoi LVV-në se po bënë përpjekje për pushtet absolut si dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Vjosa Osmanit, kandidates së LDK-së për kryeministre.

Osmani e cila është personi i dytë më i votuar në zgjedhjet parlamentare, përmes një statusi në Facebook ka thënë se në kohën kur u tentua shfuqizimi i Gjykatës Speciale, ishte vetëm Vetëvendosja që doli bashkë me LDK-në për “të mbrojtur shtetësinë, miqësitë dhe orientimin properëndimor të vendit”.

Lidhur me këtë situatë të krijuar brenda LDK-së dhe përplasjen e fundit ndërmjet Veliut dhe Osmanit, analisti Imer Mushkolaj ka thënë për Telegrafin se kjo situatë e defaktorizon Agim Veliun dhe e forcon Vjosa Osmanin.

“Koalicioni LVV-LDK, defaktorizon Veliun dhe të tjerët si ai, ndërkaq forcon Osmanin. Këtë Veliu e di mirë, andaj nëpërmjet sulmeve ndaj LVV-së shënjestron në fakt Osmanin”, ka thënë Mushkolaj.

Veliu: VV po përpiqet për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në
Lexo po ashtu Veliu: VV po përpiqet për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në

Se a mund të konsiderohen këto mospajtime brenda LDK-së si pengesë në arritjen e koalicionit me LVV-në, Mushkolaj ka theksuar se për mos arritjen e koalicionit përgjegjës është garda e vjetër e LDK-së.

“Përgjegjës për mosarritjen e koalicionit brenda LDK-së është garda e vjetër e partisë, të cilës një koalicion i tillë ia rrezikon interesat e veta. Përballë koalicionit LDK nuk është unike dhe mosarritja e tij vetëm sa do t’i shtojë përçarjet. Më tepër se me VV-në, LDK ka problem me vetën”, theksoi Mushkolaj për Telegrafin.

Mushkolaj më tej ka theksuar se akomodimi i interesave të të fortëve të saj, pas asaj që ndodhi në Kuvendin e fundit të partisë, është ndër arsyet kryesore pse LDK nuk po e gjen veten në një koalicion të mundshëm.

“Por, po ashtu nuk duhet harruar që LDK ka qenë dhe vazhdon të mbetet pjesë e sistemit, në ndërtimin e të cilit ka marrë pjesë edhe vetë, andaj ka fikë nga fillimi i rrënimit të këtij sistemi”, u shpreh Mushkolaj.

E, sipas analistit Artan Murati, deklaratat kundërthënëse të dy nënkryetarëve të LDK-së e shpërfaqin edhe qëndrimin bipolar të LDK-së në lidhje me koalicionin me VV.

Osmani i kundërpërgjigjet Veliut: Çfarë duhet partia kur Kosova rrezikon të shndërrohet në shtet të dështuar
Lexo po ashtu Osmani i kundërpërgjigjet Veliut: Çfarë duhet partia kur Kosova rrezikon të shndërrohet në shtet të dështuar

“Pra, nuk ka qëndrim unik në këtë parti, nëse duhet t’i ofrohet vendit një e ardhme më e mirë, apo nëse duhet të maksimalizohet përfitimi politik nga situata aktuale. Konsideroj që zonja Osmani është personi kryesor brenda LDK-së për të negociuar me VV-në për arritjen e koalicionit. Si bartëse e listës, Osmani ka shënuar një rezultat shumë të mirë, më të mirin për LDK-në që nga vdekja e presidentit Rugova”, ka thënë Murati për Telegrafin.

Ai theksoi se Agim Veliu jo që nuk ka pasur ndonjë peshë të madhe elektorale gjatë zgjedhjeve, por edhe fuqia politike e LDK-së në Podujevë, vend që udhëhiqet nga Veliu, ka ulje e ngritje të vazhdueshme.

“Andaj, si person i cili ka fituar votat e LDK-së, zonja Osmani duhet të jetë ajo që do të përcaktonte fatin e koalicionit me VV. Për Lëvizjen Vetëvendosje, nuk ka asnjë garancë tjetër se do të arrihet koalicioni me LDK-në përderisa dikush tjetër pos zonjës Osmani do të drejtoj negociatat me këtë subjekt”, u shpreh Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori