LAJMI I FUNDIT:

Agim Veliu: Oferta e fundit e LVV-së nuk është diçka serioze

Agim Veliu: Oferta e fundit e LVV-së nuk është diçka serioze

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka folur për ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar partisë së tij LDK-së.

Veliu në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se në këtë ofertë nuk ka diçka të re dhe serioze që do të mund ta zgjidhte situatën drejt një marrëveshje përfundimtare.


“Unë po flas personalisht nuk është diçka serioze. Jemi duke e shqyrtuar për mundësi të reja,  megjithatë nuk ka diçka të re. Nuk ka diçka serioze aty që mund të na nxjerrë prej situatës”, tha Veliu.

Megjithatë sipas tij, kjo ofertë duhet të shqyrtohet brenda organeve të LDK-së.

Kjo është oferta e Lëvizjes Vetëvendosje për Lidhjen Demokratike të Kosovës  
Lexo po ashtu Kjo është oferta e Lëvizjes Vetëvendosje për Lidhjen Demokratike të Kosovës  

“Duhet ta shqyrtojmë me organet e LDK-së edhe besoj se do të bisedojmë për parime të marrëveshjes, nuk e di çfarë kemi të shqyrtojmë në këtë ofertë”, u shpreh Veliu.

I pyetur se a do të mund të ketë takim brenda ditës së sotme mes Mustafës dhe Kurtit, nënkryetari i LDK-së u shpreh se “Jo takime nuk besoj që ka, letrën e kemi marrë bazë të saj do ta shqyrtojmë parimet dhe pozicionet tona”.

Ndryshe në ofertën e fundit që LVV i ka bërë LDK-së, është paraparë që kjo e fundit të qeverisë me 6 ministri si dhe ta marrë postin e presidentit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori