LAJMI I FUNDIT:

Përplasje Shilegov – Gruevski, për listat anketuese të Komisionit të Antikorrupsionit

Përplasje Shilegov – Gruevski, për listat anketuese të Komisionit të Antikorrupsionit

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, kanë shkëmbyer kritika mes njëri tjetrit, nëpër konferenca shtypi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo përplasje u nxit nga zhdukja e disa faqeve në dokumentacionet e Komisionit për Antikorrupsion. Shilegov tha se Gruevski gënjen për të ardhurat e tij, pasi që rroga prej 1400 euro nuk mjafton që të kursehen 17000 euro në vit, rrjedhimisht nuk mjafton që të kursehen 118629, që sipas tij nënkupton se këtu nuk ka raportim të saktë të të hyrave të Gruevskit.


Nga ana tjetër, ish-kryeministri Gruevski i është kundërpërgjigjur Shilegovit, duke deklaruar se LSDM-ja nuk është në gjendje që ta mund me nder dhe dinjitet, prandaj shpik gënjeshtra, për gjoja manipulime të listave anketuese për të ardhurat e tij.

Me këtë rast, Gruevski thotë se në 2015 nuk ka patur zgjedhje, prandaj nuk ka dorëzuar asnjë listë anketuese në Komisionin e Antikorrupsionit, por një gjë të këtillë e ka bërë tash në vitin 2016. Gruevski mohon të ketë marrë nga 10 mij euro në muaj, duke pranuar kështu që ka marrë rrogën e rregullt dhe të ardhurat tjera kanë ardhur nga depozitat e viteve të kaluara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori