LAJMI I FUNDIT:

Përplasje në Kuvend – Abelard Tahiri dhe Albulena Haxhiu shkëmbejnë akuza për bashkëpunim me Radoiçiqin

Përplasje në Kuvend – Abelard Tahiri dhe Albulena Haxhiu shkëmbejnë akuza për bashkëpunim me Radoiçiqin
Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë shkëmbyer replika mes vete në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri fillimisht mori fjalën duke folur për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku sonte do të marrë pjesë kryeministri Albin Kurti.


Ai tha se kjo seancë është kënaqësi e Serbisë sepse përmes saj ata tentojnë të poshtërojnë Kosovën.

“E vetmja seancë dhe kënaqësi e Serbisë është me ftu mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për Kosovën sepse aty në radhë të parë për Kosovën flet UNMIK-u, e pastaj flasin përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës Gjithmonë me synimin me degraduar shtetin e Kosovës, synojnë me pas UNMIK-un të parët”, tha Tahiri.

Ai shtoi se në të kaluarën pikërisht për shkak të poshtërimit të Kosovës, ishin dakorduar që në këto mbledhje Kosova të mos përfaqësohej në nivel të lartë.

“Në të kaluarën me partnerët tanë me SHBA-të dhe partnerët e tjerë që janë anëtarë të përhershme siç janë Britania e Madhe dhe Franca jemi dakorduar që sa më ultë të përfaqësohet Kosova në atë nivel, pra mundësisht mos me shku as ministri i jashtëm as kryeministri as presidenti por me shku ambasadori, sepse qëllimi i Serbisë është që Kosova me dalë pas UNMIK-ut. Pra kjo është një kurth e Serbisë dhe ju bini në grackën e tyre”, tha Tahiri, shkruan Telegrafi.

Tahiri tutje akuzoi qeverinë se në tri vite qeverisje, Kosovës i ka sjellë vetëm sanksione.

“Para vitit 2021 kanë ardhur 117 njohje dhe asnjë njohje ska ardhur në kohën kur ju qeverisni, e fundit ka ardh prej kryeministri Avdullah Hoti. Ju e udhëhiqni Kosovën me çnjohje. Ju  keni sjell sanksionet ne kemi sjellë 117 njohje”, u shpreh deputeti Tahiri.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka ndërhyrë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Nuk e pata në plan të flas por më zgjoi vëmendjen deklarata e Abelardit që tha me neve ka pas njohje e me juve sanksione.  Qytetarët me të drejtë mund të pyesin se pse ka pas sanksione. Ka pas sanksione për shkak se për herë të parë kontrabanduesit, terroristët, kriminelët nuk janë lejuar të veprojnë në veri të vendit tonë sic kanë vepruar në kohën kur keni qeverisur ju”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se “ju i keni lejuar sjelljet agresive të Serbisë mbi territorin e Kosovës. Nuk është larg mendsh që disa prej qeveritarëve dhe ish-politikanëve kanë bashkëpunuar me kontrabandistë, e keni teleruar Radoiçiqin dhe plotë tororiste tjerë”.

Ministrja shtoi se kur Kosova ka treguar dhe ka dëshmuar që nuk do të tolerohen më këta, natyrisht që janë vendosur masat sepse nuk i ka pëlqyer dikujt në këtë rast BE-së, shkruan Telegrafi.

E tjetër reagim pati nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“U tuta që s’pe merr fjalën meqenëse kem dytë bashkë në seancë Abulenë. Është e çuditshme me ni një zyrtar duke thënë se BE-ja na ka vendos sanksione pse ne po vendosim rend dhe ligj”, tha Tahiri.

Ai shtoi se i vetmja që bashkëpunon me Radoiçiqin është shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Këqyre Albulenë në këtë Kuvend vetëm për një njeri e dimë që koordinohet me Radoiçiqin vetëm për shefen e grupit tuaj parlamentar. Ju Radoiçiqin e keni pas në dorë e keni pa me dron në kohë reale dhe ai ecke kadal dal dhe dul prej Kosove si zotëri. Ju duhet kësaj mi dhanë përgjigje se qysh e lejuat Radoiçiqin me dalë pa therr në këmbë prej një akti terrorist që bëri në Kosovë. Ju e keni dit ku është dhe e keni leju me u largu”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori