LAJMI I FUNDIT:

Përplasje interesash në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë

Përplasje interesash në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë

Sindikata për turizëm, hotelieri dhe veprimtari komunale (STHVK), akuzon Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), për ndërhyrje në STTHVK, me qëllim tërheqjen e kryetarit të tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha në konferencën e sotme të STHVK-së, ku kryetari Darko Dimovski tha se kryetarët e organizatave sindikale, të kësaj dege, janë detyruar që të nënshkruajnë dokument për tërheqjen e tij.


Për këtë rast, Dimovski akuzon përfaqësues të Ministrisë për punë dhe politika sociale, si edhe kryetarin e LSDM-së.

Prandaj, STHVK-ja paralajmëron kallëzime penale ndja të gjithë të përfshirëve, ndërkaq do të inicojë edhe thirrjen e Këshillit të LSM-së, nga ku do të kërkohet tërheqja e Zhivko Mitrevskit.