LAJMI I FUNDIT:

Përparim Rama tregon se si e njohu bashkëshorten e tij, Kristalen: Mbolla 27 drunj në Senegal për ditëlindjen e saj

Përparim Rama tregon se si e njohu bashkëshorten e tij, Kristalen: Mbolla 27 drunj në Senegal për ditëlindjen e saj

Një histori dashurie që tingëllon si një përrallë moderne u zbulua në “Show i së Premtes” me Adelina Ismailin, ku i ftuar ishte Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Me një buzëqeshje të ngrohtë dhe një kujtim të qartë, ai rrëfeu për publikun si filloi historia e dashurisë me bashkëshorten e tij, Kristale Ivezajn.


Rama tregon se gjithçka nisi me një email – një mesazh që Kristslja i kishte dërguar atij në një kontekst profesional, por që mbarte një ndjenjë të thellë që e preku atë menjëherë.

Foto: RTK

Ai ishte në prag të udhëtimit për në Abu Dhabi për të marrë pjesë në një konferencë të arkitekturës, ku Kristlja, si drejtoreshë e organizimit, e kishte detyrën të koordinonte prezantimet. Por ishte mënyra se si ajo shprehu veten në atë email që ndezi flakën e dashurisë në zemrën e tij.

Nuk është çdo ditë që një email profesional sjell ndjenja të tilla, por për Ramën, ishte qasja e Kristaljes që e bëri të kuptojë se midis rreshtave të një komunikimi formal, ekzistonte diçka shumë më e veçantë. “Ra menjëherë në dashuri me mënyrën dhe qasjen se si ajo më u drejtua”. theksoi ai, duke treguar se nuk kishte mundur të merrte pjesë në konferencën në fjalë.

Si një gjest dashurie dhe kujdesi për mjedisin, Rama zbuloi gjëra akoma më të magjishme nga jeta e tij private. Ai vendosi të mbjellë 27 drunj në Senegal për 27-vjetorin e Kristaljes, në një akt simbolik të dashurisë dhe në të njëjtën kohë, një hap konkret për të ndihmuar komunitetet e varfra në zonat e savanave.

Ky veprim, që bashkon dashurinë dhe aktivizmin, tregon se si Kryetari i Prishtinës vlerëson jo vetëm marrëdhënien e tij personale, por edhe përkushtimin ndaj të mirës së përgjithshme. Për publikun që e ndoqi këtë intervistë, historia e Përparim Ramës u bë një burim frymëzimi dhe një dëshmi e fuqishme se dashuria vërtet mund të lindë në mënyrat më të papritura. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori