LAJMI I FUNDIT:

Përmirësoni raportin me fëmijët dhe nxitni kreativitetin e tyre me lojën shpërblyese nga Ciao Berto

Përmirësoni raportin me fëmijët dhe nxitni kreativitetin e tyre me lojën shpërblyese nga Ciao Berto

Studime dhe publikime të viteve të fundit nga hulumtues dhe specialistë për zhvillimin e fëmijëve tregojnë se si varësia ndaj telefonit ndikon tek fëmijët jo vetëm në zhvillimin e tyre por i bën ata të ndihen më të trishtuar, gjë e cila do i bën shumë prindër të mendojnë për marrëdhënien e tyre me fëmijët.

Studime të shumta tashmë tregojnë se përdorimi i telefonit dhe kohët e gjata para ekranit ndikojnë në rritjen e çështjeve si privimi i gjumit, shtimi në peshë dhe probleme të tjera që ndikojnë në zhvillimin e fëmijeve. Hulumtime të fundit dhe biseda që disa shkenctarë kanë pasur me fëmijë tregojnë se ata ndihen të neglizhuar nga prindërit e tyre, duke thënë se këta të fundit i kushtojnë më shumë rëndësi “notifikimeve” të tyre në telefon apo rrjeteve sociale sesa kohës që kalojnë me ta.

Mesazhi që marrin fëmijët në këtë rast është se ata nuk janë prioritet për prindërit e tyre, rrjedhimisht kjo ndikon në gjendjen emocionale të fëmijës dhe marrëdhënien e tyre me prindër. Është e rëndësishme që fëmijët te meren me aktivete të tjera të cilat stimulojnë zhvillimin e tyre.

Kompania vendore Ciao Berto në kampanjën e tyre të fundit kanë marrë parasysh rëndësinë e kësaj çështje dhe në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, me kampanjën “Dhoma Ime” ata ftojnë prindërit që gjatë muajit qershor ta largojnë vëmendjen e tyre dhe të fëmijëve nga telefoni dhe ta fokusojnë atë në aktivitete të vizatimit dhe ngjyrosjes.

Këto aktivitete kanë treguar se ndihmojnë zhvillimin e fëmijeve në aspekte të ndryshme, si rritjen e ekspresivitetit dhe imagjinatës, rritjen e aftësive motorike, rritjen aftësisë për të zgjedhur probleme dhe i pregaditë ata për edukim the shkollim.

Përmes kampanjës “Dhoma ime” të gjithë fëmijët e grupmoshës 6-12 vjeç kanë mundësi të shprehin imagjinatën dhe kreativitetin e tyre për vizatimin e dhomës së tyre. Fëmija që zgjedhet si fitues do të merr si dhuratë një dhomë fëmijësh, dizajni i së cilës do të inspirohet nga vizatimi që ka bërë fëmija.

Rregullat e lojës:
Fëmija duhet ti përkas grupmoshës 6-12 vjeç
Fotografoni vizatimin origjinal të fëmijës dhe postoni në komentet e këtij postimi
Foto-komenti me më shume pëlqime (like) do të shpallet fitues
Bëni like faqes së Ciao Berto në Facebook dhe follow në Instagram
Kampanja zgjatë deri më 30 Qershor dhe fituesi do të shpallet me 2 korrik

Në profilin tuaj postoni një foto të fëmijës duke mbajtur vizatimin e tyre në dorë duke përdorur hashtag-et #CiaoBerto #DhomaIme, në mënyrë që të verifikojmë origjinalitetin e vizatimit (likes të këtij postimi nuk meren parasysh për gjetjen e fituesit, vetëm likes që meren në foto-koment të këtij posti janë ato që meren parasysh).

Për më shumë informata rreth kampanjës mund të vizitoni faqen zyrtare të Ciao Berto në Facebook.

Artikull i Sponzoruar
Artikull i sponzorizuar