Nora Istrefi është një prej këngëtareve më të pëlqyera të skenës sonë muzikore, ndërsa këngët e saja thuajse gjithmonë shndërrohen në hite.

Mirëpo, veç kësaj, këngëtarja dallohet edhe për dukjen e saj, ndërsa fansat i presin me kërshëri imazhet e reja që i ndan në Instagram, ku numëron mbi një milion ndjekës.

Gjatë të dielës, ajo e ka publikuar një përmbledhje videosh nga e kaluara, në të cilat shfaqet me fustane të ndryshme.

View this post on Instagram

Tbt 😘

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on Jan 19, 2020 at 8:55am PST

Nora paraqitet me tri fustane të ndryshme, ndërsa të gjitha rastet mahnit me figurën e saj trupore, duke mos harruar se ajo është nënë e një vajze.

Nora Istrefi vjen me imazhe atraktive nga xhirimet e klipit të ri, vë në pah linjat trupore Nora Istrefi vjen me imazhe atraktive nga xhirimet e klipit të ri, vë në pah linjat trupore

Ndryshe, projekti më i fundit muzikor i këngëtares është bashkëpunimi me Gjikon, “Anna”, që u lansua para një muaji dhe ka kaluar shifrën prej 11.6 milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/