LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet suksesshëm nata e dytë e “Kënga Magjike”, të shtunën finalja e madhe me 20 artistë

Përmbyllet suksesshëm nata e dytë e “Kënga Magjike”, të shtunën finalja e madhe me 20 artistë
Foto: Kënga Magjike/Facebook

Ka përfunduar edhe nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike 2018”.

Në skenën e festivalit u ngjitën plot 20 artistë (të rinj dhe me përvojë), të cilët argëtuan me publikun e tyre.


E gjithë mbrëmja u drejtua nga producenti i festivalit, Ardit Gjebrea, krah dy bukurosheve Bora Zemani dhe Klaudia Pepa.

Nga të gjitha performancat, më shumë ovacione te publiku krijuan këngët që tashmë ka javë që janë më të dëgjuarat në YouTube.

Rovena Dilo me reperin Onat dhuruan një performancë të veçantë në skenën e festivalit, teksa interpretuan këngën e tyre “Ma jo”.

Rovena Dilo dhe Onat gjatë performancës së tyre në natën e dytë të festivalit “Kënga Magjike” (Foto: Kënga Magjike/Facebook)

Klajid Haruni rrëmbeu gjithashtu duartrokitjet e publikut, teksa njëlloj bëri edhe kolegu i tij tjetër nga “Threedots”, Flori Mumajesi gjatë interpretimit të baladës së tij të fuqishme “Plas”.

Flori Mumajesi gjatë performancës së tij në natën e dytë të festivalit “Kënga Magjike” (Foto: Kënga Magjike/Facebook)

MC Kresha dhe Fifi ishin po ashtu dy nga emrat që krijuan ovacione gjatë këndimit të këngës tashmë shumë të pëlqyer nga publiku, “Psikopatja jote”.

MC Kresha dhe Fifi gjatë performancës së tyre në natën e dytë të festivalit “Kënga Magjike” (Foto: Kënga Magjike/Facebook)

Ndërkohë, “Ah ku më hodhi Zoti” e kënduar nga Robert Aliaj ishte një nga këngët më drithëruese të mbrëmjes, e cila emocinoi gjithë publikun e Pallatit të Kongreseve.

Robert Aliaj gjatë performancës së tij në natën e dytë të festivalit “Kënga Magjike” (Foto: Kënga Magjike/Facebook)

Nata u përmbyll me dy artistet e mirënjohura të skenës, Eli Fara dhe Aurela Gaçe, të cilat i dhanë emocione publikut me interpretimin e këngës së tyre “Zemra Rratata”.

Eli Fara dhe Aurela Gaçe gjatë performancës së tyre në natën e dytë të festivalit “Kënga Magjike” (Foto: Kënga Magjike/Facebook)

Nata finale e festivalit “Kënga Magjike 2018” do të mbahet këtë të shtunë, në skenën e së cilës do të ngjiten 20 artistë, të cilët do të shpërblehen me 20 çmime.

Në po këtë natë do të bëhet i ditur edhe emri i fituesit të edicionit të 20-të të këtij festivali, i cili është përzgjedhur nga vet votat e artistëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Kalo në kategori