Atletico Madridi e nisi sezonin e ri në La Liga me një fitore prej 1-0 në Wanda Metropolitano kundër Getafes.

Trajneri Diego Simeone ua mundësoi debutimin transferimeve të reja, Kieran Trippier dhe Joao Felix, ndërsa që të dy bënë paraqitje të mrekullueshme.

Ndërkaq, e gjithë vëmendja e tifozëve të futbollit ishte te lojtari më i shtrenjtë i Los Rojiblancos, Joao Felix.

Tifozët ngriten në këmbë për ta duartrokitur driblimin që Joao Felix u bëri lojtarëve të Getafes Tifozët ngriten në këmbë për ta duartrokitur driblimin që Joao Felix u bëri lojtarëve të Getafes

Atletico e transferoi 19-vjeçarin nga Benfica për 126 milionë euro, si zëvendësim për Antoine Griezmann, i cili vendosi të shkonte te Barcelona.

Dhe në debutimin e tij, portugezi la shenjë. Në videon e mëposhtme mund ta shihni një përmbledhje të debutimit mahnitës të Felix për Atletico Madridin. /Telegrafi/