LAJMI I FUNDIT:

Përlotet polici gjatë protestës në Drenas, protestuesit përqafojnë atë dhe të tjerët (Foto/Video)

Përlotet polici gjatë protestës në Drenas, protestuesit përqafojnë atë dhe të tjerët (Foto/Video)

Protesta për rastin e abuzimit seksual të së miturës nga Drenasi, nga profesori dhe hetuesi policor ka marr një kahje tjetër.

Protestuesit kanë bërë thirrje që policët  të bëjnë një hap përpara për tu solidarizuar me rastin e abuzimit seksual ndaj të miturës, mirëpo njëri nga policët kishte shpërthyer në lot.


Dhe për këtë arsye, njëri nga organizatorët  e protestës tha se për shkak të hierarkisë ligjorë, policët nuk guxojnë të bëjnë një hap përpara dhe siç tha ai kjo është dëshmi se jo të gjithë policët janë të njëjtë.

Ndërkaq, pas kësaj ndjesie njerëzore protestuesit në shenjë solidarizimi me policinë, përqafuan policët si dhe policinë  në fjalë.

Ndryshe, sot në Drenas është protestuar kundër abuzimit seksual ndaj të miturës. /Telegrafi/