LAJMI I FUNDIT:

Përleshje në kufirin greko-maqedonas

Përleshje në kufirin greko-maqedonas

Emigrantët e bllokuar në kufirin greko-maqedonas janë përplasur sërish me forcat policore, pasi një furgon i policisë përplasi një refugjat. Ata kanë nisur të hedhin gurë dhe mjete të forta në drejtim të autoriteteve, ndërkohë që këta të fundit iu përgjigjën me gaz lotsjellës.

Perleshje


Meqë pati ndërhyrje të shpejtë të policisë, situata nuk u përshkallëzua, por personi që u përplas nga furgoni u dërgua menjëherë pranë mjekëve të kampit. Më herët, policia greke u përpoq të bindë sot emigrantët që të mos bllokojnë shinat e trenit.

Perleshje 1

Megjithatë, negociatat nuk patën sukses. Emigrantët shprehen se nuk kanë ndërmend që të largohen nga kufiri greko-maqedonas, pasi kanë sakfrikuar çdo gjë për të mbërritur në Evropën Perëndimore.

Perleshje 2

Situata në kampin e Idomenit mbetet e rënduar në kushtet kur rreth 12 mijë emigrantë prej javësh kanë qëndruar në kushte mjaft të vështira, shkruan Oranews.

Perleshje 3

Qeveria greke ka ngritur qendra të posaçme strehimi për azil-kërkuesit duke vendosur edhe në dispozicion autobusë për transportin e tyre. Por pavarësisht kësaj, refugjatët refuzojnë të transferohen. Ata thonë se bllokimi i hekurudhës është shpresa e tyre e fundit.

Azil-kërkuesit shprehen se në rast se do të largohen nga hekurudha askush nuk do të kujtohet më për ta.