Dy persona janë arrestuar në Lipjan, pasi që të njëjtit së bashku edhe me dy të dyshuar tjerë po ashtu meshkuj K/Shqiptarë janë përfshirë në rrahje për motive të panjohura duke sulmuar dy viktima meshkuj K/Shqiptarë.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy viktimat të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar lëndimet janë të rënda.

Me vendim të prokurorit, dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/