LAJMI I FUNDIT:

Përkundër fitores ndaj Drenicës, trajneri i Ballkanit thotë se janë në formë të dobët

Përkundër fitores ndaj Drenicës, trajneri i Ballkanit thotë se janë në formë të dobët
Foto nga arkivi

Ballkani fitoi minimalisht 1-0 ndaj Drenicës në kuadër të javës së 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke u rikthyer kështu në krye të tabelës.

Trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja ka thënë se është i lumtur me fitoren – mirëpo bëri të ditur se nuk janë në formën e tyre më të mirë.


“Ndoshta me një gabim të portierit fituam ndeshjen, por do të veçoja edhe rastet që kishim për gol të Nazmi Gipshit dhe Albin Berishës”, ka thënë fillimisht trajneri i Ballkanit për ArtSport.

Ballkani triumfon minimalisht ndaj Drenicës
Lexo po ashtu Ballkani triumfon minimalisht ndaj Drenicës

“Duhet të themi se ka ngarkesë psikologjike në skuadër dhe nuk është se në këtë periudhë të fundit kemi formë të mirë”.

“Sot u pa në pjesën e dytë edhe një rënie fizike, gjëra që ndodhin, por e dinim se do të ishte e vështirë ndaj Drenicës”.

Trajneri i Drenicës kërkon më shumë respekt nga kundërshtarët
Lexo po ashtu Trajneri i Drenicës kërkon më shumë respekt nga kundërshtarët

“Kemi dyfishin e ndeshjeve në raport me skuadrat tjera. Sot mund ta kemi luajtur ndeshjen e 52-të”.

“Por, këto luhatje të formës nuk janë vetme në Kosovë. Cluji, Slavia e Pragës e po ashtu Shkupi nuk janë në vendin e parë”, ka shtuar më tej Daja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori