Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar konferencën informuese për lansimin e “Programit për Grantet e Përputhshme (PGP)”, që është i financuar nga Banka Botërore, i cili ka për qëllim bashkëfinancimin me Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) dhe shoqatat e biznesit për fushat e standardizimit/certifikimit të produkteve si dhe shërbimet e zhvillimit të biznesit.
Në hapjen e kësaj konference, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala fillimisht potencoi se Qeveria e Kosovës ka pranuar financim nga Grupi i Bankës Botërore për Projektin e Konkurueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP) dhe që Nënkomponenti 1.2 i CERP-it parasheh përkrahjen e bizneseve për të përmirësuar cilësinë e produktit dhe gatishmërinë për eksport, ku përfshin financimin prej 2.3 milionë eurosh për Programin e Granteve të Përputhshme (PGP).
Ai bëri të ditur se qëllimi i këtij programit është mbështetja me bashkëfinancim ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme me potencial eksportues për certifikimet dhe standardet e produkteve, si dhe për qasjen në shërbimet për zhvillim të biznesit dhe në trajnime.
Kjo nënkomponentë e projektit CERP, sipas ministri Shala, do ta mbështesë Agjencinë e Investimeve dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve (KIESA), që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për ta zbatuar këtë program.
Ministri Shala foli edhe për efektin e këtyre granteve në të ardhmen, ku përmes tyre kompanitë do të ndihmohen në rritjen e tregut, në rritjen e eksportit dhe në zhvillimin e produkteve të reja, si dhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, duke ndikuar po ashtu edhe në profesionalizmin e tyre. “Ky financim do të shërbejë shumë për kompanitë edhe në standardet ISO, ku do të ulin koston e bizneseve dhe do të kenë efekt në përmirësimin e cilësisë së sigurisë. Po ashtu standardet ISO i ndihmojnë kompanitë për të hyrë në tregje të reja, duke siguruar përputhshmërinë e produkteve dhe shërbimeve”, pohoi ministri Shala.
Me këtë rast, ai i falënderoi të gjithë donatorët, që po mundësojnë zhvillimin e kompanive tona për të qenë në hap me kohën dhe për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm.
Në fund, ministri Shala theksoi se beson se bizneset tona do ta shfrytëzojnë këtë mundësi të jashtëzakonshme për të përfituar nga mundësitë e këtij granti për t’u zhvilluar dhe që të jenë konkurrente edhe në tregjet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre