LAJMI I FUNDIT:

Përjashtimi nga Projektligji për pagën minimale, veteranët e UÇK-së paralajmërojnë destabilizim

Përjashtimi nga Projektligji për pagën minimale, veteranët e UÇK-së paralajmërojnë destabilizim

Veteranët e UÇK-së, kanë paralajmëruar destabilizim të vendit në rast se miratohet në Kuvend Projektligji për pagën minimale, sipas versionit të Qeverisë. Ata po kërkojnë që rritja e pagës minimale të përfshijë edhe këtë kategori.

Protesta e destabilizim të vendit kanë paralajmëruar organizatat e dala nga lufta. Ky kërcënim mund të bëhet realitet nëse në Kuvend miratohet projektligji për rritjen e pagës minimale, sipas të cilit, veteranët e UÇK-së përjashtohen nga kjo rritje.


Xhavit Jashari, i cili udhëheq Shoqatën e Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së thotë se kundërshtimin do ta bëjnë në forma të ndryshme.

“Nëse nuk përfshihen veteranët në pagën minimale dhe nuk rritet beneficioni i veteranëve, reagimet tona do të jenë në forma të ndryshme, duke filluar me protesta dhe gjithçka që ndodhë dhe na vjen shumë keq nëse vjen deri tek destabilizimi i Kosovës sepse atakohen kategoria më e ndritur kategoria që ka bërë shumë sakrificë”, për RTV Dukagjini ka thënë kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.


Xhavit Jashari – Kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së

“Nëse nuk përfshihen veteranët në pagën minimale dhe nuk rritet benificioni i veteranëve, reagimet tona do të jenë në forma të ndryshme, duke filluar me protesta dhe gjithçka që ndodhë dhe na vjen shumë keq nëse vjen deri tek destabilizimi i Kosovës sepse atakohen kategoria më e ndritur kategoria që ka bërë shumë sakrificë”, tha Jashari.

Veteranët e UÇK-së po kërkojnë protesta
Lexo po ashtu Veteranët e UÇK-së po kërkojnë protesta

Organizata e Veteranëve të UÇK-së akoma nuk është caktuar ndonjë datë për protesta.

Por, sipas ushtruesit të detyrës së kryetari të kësaj organizate, Faton Klinaku, ata nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre.


Faton Klinaku – Organizata e Veteranëve të UÇK

“Thirrje për protestë do të bëjmë masovikisht dhe do të presim që sa më shumë veteranë të marrin pjesë në këtë protestë e cila nuk parashihet të zgjasë vetëm 1 orë, por kur të dalim në protestë do të mbesim aty deri sa të realizojmë qëllimin. Duket se ai ka një inati me ne, por ai duhet ta dijë se me ne nuk mund të shtyhet, sepse ne e kemi inatin më të madh dhe nëse vazhdon kështu, Kurti nuk do të mund që t’ia arrijë qëllimit”, është shprehur Klinaku.

Votimi i Projektligjit për pagën minimale është shtyrë për një nga seancat e ardhshme të Kuvendit, pasi të premten nuk pati kuorum për miratimin e tij. /Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori