Kroati më në fund ka kompletuar transferimin e tij nga Wolfsburg te Interi, në ditën e fundit të afatit kalimtar. Ai pritet të debutojë në ‘Derby della Madonnina’ me skuadrën e re.

“Interi ka një start shumë të mirë, me gjashtë pikë në dy ndeshjet e para”, ka thënë Perisic nga kampi i Kroacisë ku është grumbulluar me këtë kombëtare. Ndeshjen e parë time e kam në derbi kundër Milanit. Nuk kam edhe aq shumë kohë, pasi transferimi im te Interi ka zgjatur shumë. Marcelo Brozovic do të më ndihmojë, dhe ka shumë lojtarë që janë nga ky regjion te Inter. Jam i sigurt që nuk do të kem problem të ambientohem. Interi është një klub i madh dhe besoj që do të kemi një sezon shumë të mirë”, përfundoi Perisic. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app