Përgjigjet Brazili, Vinicius Junior realizon një supergol në një spektakël të vërtetë botërori


Brazili ka reaguar shpejt ndaj epërsisë së Marokut, duke barazuar rezultatin në 1-1 falë një goli të jashtëzakonshëm të Vinicius Junior.
Ylli brazilian mori përsipër gjithçka vetë në minutën e 32-të, duke zhvilluar një aksion individual të shkëlqyer para se të hynte në zonën e rreptësisë dhe të lëshonte një goditje të pandalshme drejt këndit të sipërm të djathtë të portës.
Portieri Bono mbeti i ngrirë në vend, ndërsa topi përfundoi në rrjetë për 1-1.
Vinicius Jr Goal, follow for fast goal update #BRAMARpic.twitter.com/abKClPPaP2
— WorldCup26Report (@WC26Report) June 13, 2026
Pas golit të Ismael Saibarit që i dha epërsinë Marokut, ndeshja ka marrë ritëm të jashtëzakonshëm dhe po ofron gjithçka që tifozët presin nga një sfidë e Kupës së Botës.
Të dy kombëtaret kanë luajtur futboll sulmues, me raste të shumta shënimi dhe aksione spektakolare nga lojtarët kryesorë.
Vinicius, Brahim Diaz, Saibari dhe disa emra të tjerë kanë qenë protagonistë të një pjese të parë shumë cilësore, duke dhuruar teknikë, shpejtësi dhe kreativitet në çdo aksion. /Telegrafi/





































