LAJMI I FUNDIT:

Përgatitni pastile vetë në shtëpi për të qetësuar kollën dhe dhimbjen e fytit

Përgatitni pastile vetë në shtëpi për të qetësuar kollën dhe dhimbjen e fytit

Gjithmonë është më mirë të fusni në gojën tuaj atë që përgatisni vetë, sepse atëherë jeni të sigurt se çfarë po fusni në trupin tuaj

Në vazhdim keni një recetë të shkëlqyeshme se si të bëni pastile  (tableta që shkrihën në gojë) për të qetësuar kollën dhe dhimbjen e fytit, ndërsa në BabyFirst TV thonë se pastilet me të vërtetë ndihmojnë.


Limoni i fuqishëm pastron mëlçinë, ndihmon në mësim dhe mbron nga gripi dhe ftohjet.

Përveç kësaj, limoni përshpejton ndarjen e yndyrave dhe ul yndyrën në gjak, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 copë xhenxhefil;
– ¼ e filxhanit (2.5 dcl) ujë;
– 1 filxhan (2.5 dcl) sheqer;
– pak mjaltë;
– lëng gjysmë limoni;
– 1/8 e lugës së çajit karafil të bluar.

Përgatitja:

Qëroni një xhenxhefil, grijeni dhe copëtoni atë imët.

Vendoseni në një tenxhere, shtoni gjysmë filxhani ujë dhe zieni për disa minuta, pastaj mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për rreth 10 minuta.

Pastaj kullojeni mirë dhe shtoni sheqer, mjaltë, lëng limoni dhe karafil të bluar në këtë lëng.

Gatuajini në zjarr të ngadaltë për rreth 15 minuta derisa të bëhet shurup, pastaj lëreni të ftohet për disa minuta – derisa të trashet pak.

Merrni përzierje akoma të ngrohtë me një lugë dhe bëni me kujdes pastile në letër të yndyrshme.

Qitni sipër sheqer pluhur, lëreni të ftohet plotësisht (kjo mund të zgjasë më shumë) dhe do të keni pastile të forta të gatshme për t’u përdorur.

Mund t’i mbani në një kavanoz.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori