Përralla këtë vit, në edicionin e tretë fton të gjithë adhuruesit e muzikës, natyrës dhe shoqërisë, nën qiell të hapur, me një format të ri plot aventurë dhe surpriza.

Programi ynë dinamik do të sjellë në Kosovë tendencat më të reja të muzikës elektronike bashkëkohore. DJ, kompozitor, artistë ndërkombëtarë e vendorë do të luajnë në dy skenat tona për 48 orë pandërprerë.


Po sikurse në edicionet e kaluara, edhe këtë vit kampingu i Përrallës do jetë i hapur për mikpritjen e vizitorëve.

Tendat e bukura do të shtrihen në pozicionin më fantastik dhe çlodhës në mes të luginës së gjelbër, nën vezullimin e yjeve. Për këtë eksperiencë magjike, Përralla është kujdesur maksimalisht për argëtimin, komoditetin dhe sigurinë e pushuesve.

Dy edicionet e kaluara të Përralla-s mblodhën rreth 15 mijë vizitorë nga anembanë. Këtë vit Përralla synon të jetë adresa e mbi 18 mijë ëndërrimtarësh, duke qenë një nga festivalet më të mëdha të rajonit.

Ndërsa informacione më të detajuara rreth Perralla2017 - #48hTECHNO do të dalin së shpejti!