LAJMI I FUNDIT:

Përfundon sezoni për Marcus Rashford?

Përfundon sezoni për Marcus Rashford?

Sezoni i Marcus Rashford me shumë mundësi ka marrë fund pas një lëndimi në muskujt hamstring.

Sulmuesi e pësoi këtë lëndim në stërvitje javën e kaluar dhe për këtë arsye nuk kishte luajtur në gjysmëfinale të FA Cup ndaj Crystal Palace të shtunën.

The Athletic tani raporton se i huazuari nga Manchester United ka shumë gjasa që do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2024/2025.


Ka një mundësi të vogël që Rashford të jetë i gatshëm për ndeshjen e parafundit të Villas ndaj Tottenhamit, e cila mund të shtyhet nga data aktuale e 18 majit, por ai nuk do mund të luajë në ndeshjen e fundit ndaj klubit të tij Manchester United më 25 maj.

Marcus Rashford ka zbuluar se ku dëshiron të transferohet në verë - larg Ligës Premier
Lexo po ashtu Marcus Rashford ka zbuluar se ku dëshiron të transferohet në verë - larg Ligës Premier

27-vjeçari do të bëjë edhe disa teste të mëtejshme ku do të përcaktohet shkalla e lëndimit, por besohet se nuk ka nevojë për operim.

Rashford do të duhet t’i nënshtrohet rehabilitimit me ekipin e tij aktual dhe jo të rikthehet në Mançester pavarësisht fundit të marrëveshjes, diçka që sinjalizon se ai mund të luajë në ‘Villa Park’ përtej kësaj vere.

“Ai është i lënduar. Ai u lëndua këtë javë dhe ne kemi bërë një test është hamstringu i tij. Ne do ta testojmë atë në çdo ndeshje, por ai është i lënduar dhe me gjasë nuk do të jetë i gatshëm për disa javë”, ka thënë Emery.

Ky lëndim mund të komplikojë të ardhmen e Rashford. Villa ka opsionin për ta blerë atë për 40 milionë euro nga Unitedi, por mbetet të shihet nëse do ta marrin këtë vendim.

Përndryshe, Rashford po shkëlqen me fanellën e Villas teksa deri më tani është përfshirë në 10 gola të shënuar në 17 paraqitje sa ka gjithsej./Telegrafi/