LAJMI I FUNDIT:

Përfundon playoffi për Tony Parker, hendikep i madh për San Antonio Spurs

Përfundon playoffi për Tony Parker, hendikep i madh për San Antonio Spurs

San Antonio Spurs është goditur nga lajmi se Tony Parker nuk do të mund të vazhdojë të luajë për pjesën e mbetur të playoffit të këtij viti.

Organizatori veteran i San Antonios pësoi një lëndim në tendinën e kuadricepsit të majtë në çerekun e katërt të ndeshjes së dytë ndaj Houston Rockets të zhvilluar në AT&T Center.


Spurs tash ka konfirmuar se pas skanimeve MRI është konstatuar se playoffi për francezin ka përfunduar dhe se Spurs nuk mund të llogarisin në një nga lojtarët më esencial për skuadrën, shkruan Telegrafi.

Parker kishte mesatare prej 15 pikësh këtë playoff, dukshëm më e mirë se sa e sezonit të rregullt çka e dëshmoi formën e tij fenomenale atëherë kur më së shumti ekipit të tij i është dashur.

Tash i mbetet Gregg Popovichit që të mendojë aktivizimin e të rinjve Dejounte Murray dhe Bryn Forbes, kurse Leonard pritet të marrë edhe më shumë përgjegjësi për shënimin e pikëve të skuadrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori