LAJMI I FUNDIT:

Përfundon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, zgjedhjet për kryetar në fund të shkurtit

Përfundon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, zgjedhjet për kryetar në fund të shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar mbledhjen e 31-të të Këshillit të Përgjithshëm e cila filloi sot në orën 11:30. Pas përfundimit të kësaj mbledhje, kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm, Hydajet Hyseni ka thënë se kjo nuk është hera e parë që mbledhjet mbahen pa qenë i pranishëm edhe kryetari.

“Kryetari Visar Ymeri na ka kontaktuar na ka uruar punë të mbarë. Proceset demokratike janë të tilla kanë mes tyre ndonjë mospajtim. Vetëvendosje është në fazën e konsolidimit. U vendos që të shpallen zgjedhjet për kryetar, obligim ky i cili ka qenë edhe me Statut, pasi Visar Ymerit i përfundon mandati në muajin shkurt”, ka thënë Hyseni.


Ai ka shtuar se beson që edhe procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të VV-së do të shkojë në mënyrë të rregullt.

“Komisioni zgjedhor i VV-së do të caktojë datat për zgjedhje dhe e tëra kjo do të bëhet në përputhje me statusin dhe rregulloren e Lëvizjes, andaj ky proces do të zgjasë”, ka thënë Hyseni.

Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ të Vetëvendosjes, deputeti Ismajl Kurteshi, ka thënë se Vetëvendosje është më unike se kurrë.

Kurteshi ka treguar se të gjithë delegatët kanë votuar pro zgjedhjeve. “Zgjedhjet do të mbahen kah fundi i muajit shkurt”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka shtuar se Aida Dërguti është anëtare dhe aktiviste e dalluar dhe se ka bërë një gabim që e bëjnë të gjithë njerëzit.

Kujtojmë se sot në mbledhje nuk ishin të pranishëm Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Shqipe Pantina, Ali Lajçi, Donika Kadaj dhe Albin Kurti.

Kurti ju është drejtuar me një letër nga burgu anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori