LAJMI I FUNDIT:

Përfundon edicioni i 12-të i festivalit “Anibar” në Pejë – shpallet lista me filmat fitues

Përfundon edicioni i 12-të i festivalit “Anibar” në Pejë – shpallet lista me filmat fitues

Dje (e premte) më 30.07.2021 u mbajt ceremonia e mbylljes së edicionit të 12-të të festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar.

Ceremonia filloi nga ora 20:00 në hapësirën e Kino Liqenit në Pejë, ku edhe u shpallën fituesit e gjashtë kategorive garuese.


Prezent në këtë mbrëmje ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbajti një fjalim për të gjithë të pranishmit.

LISTA E FITUESVE

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar shpalli fituesit e edicionit të 12-të. Tri juritë tona zgjodhën fituesit e gjashtë kategorive: The International Competition, Student Competition, Balkan Competition, Animated Music Video Competition, Feature Film Competition, dhe Human Rights Competition.

Pas një jave të ngarkuar me shfaqjen e filmave nga kategoritë garuese & jo-garuese, panelet, prezantimet dhe punëtoritë, edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar përfundoi të premten në mbrëmje. Ne e përmbyllëm festivalin me ceremoninë e mbylljes tek Kino “Liqeni”, ku u shfaqën fituesit nga gjashtë kategoritë garuese.

Kategoritë garuese të festivalit u vlerësuan nga tri juri të ndryshme. Grand Jury (Fabian Driehorst, Joni Männistö, Lori Malépart-Traversy, Mauro Carraro, Yvonne van Ulden) zgjodhi fituesit e International Competition dhe të Feature Film Competition. Student Jury (Blend Leci, Lisjan Bajri, Lorna Çekixhi, Nora Jusufi, Driton Goleshi, me ndihmën e mësueses Sarah Lugthart) vlerësuan Student Competition dhe Balkan Competition. Dhe juria jonë e tretë, e cila përbëhet nga Alban Nimani, Ana Nedeljkovic dhe Paola Orlic, zgjodhën fituesit e Animated Music Video Competition dhe të Human Rights Competition.

Pa e zgjatur më shumë, këta janë fituesit e kategorive garuese dhe komentet e jurisë mbi përzgjedhjen e tyre:

International Competition
“Souvenir Souvenir” e Bastien Dubois nga Franca, ishte filmi fitues i kësaj kategorie. Filmi ka të bëjë me suveniret algjeriane të luftës, të gjyshit të autorit.

“Filmi ishte i kompletuar. Ai është treguar me zgjuarsi me “meta-layers” që me të vërtetë kontribuojnë në mesazhin e historisë. Ka një strukturë të fortë dramaturgjike, ritëm të mirë, është i animuar mirë dhe stilet e zgjedhura rrisin ndikimin. Ai trajton temën e ashpër të kolonializmit nga ana e krimit në një mënyrë të nuancuar, të dhembshur dhe të sinqertë që nuk mbyll derën, por e hap atë për diskutim. Ai shkon përtej historisë së veçantë franceze dhe është i njohur dhe i rëndësishëm për shumë njerëz në vendet e Evropës Perëndimore.”
Një vlerësim i veçantë shkon për “My Galactic Twin Galaction”, më regji të Sasha Svirsky i prodhuar nga Alexander Gersimov. Një film nga Federata Ruse, ku e mira dhe e keqja, utopia dhe distopia, ndeshen në një betejë vdekjeprurëse.

“Një film që është fantastik në formën e tij dhe vërtet qesharak. Animacioni eksperimental nuk mund të bëhet më qesharak se kaq”.

Student Competition
Fitues i Student Competition u zgjodh “Butterfly Jam”, një film nga Franca, me regji të Shih-Yen HUANG. Ky film flet për një grua të re, e cila përshkruan babain e saj dhe raportin e tij me kafshët e shumta shtëpiake, për të cilat ai nuk mund të kujdeset.
“Një histori e bukur dhe e pazakontë e treguar në një mënyrë të bukur dhe të pazakontë. Vizualizimi i dhimbjes është shpesh një gjë e vështirë për tu bërë, por ta bësh atë pa përdorimin e personazheve është edhe më mbresëlënëse. Ky film përcjell ndjenjat e apatisë dhe neglizhencës në një mënyrë kaq të rrjedhshme dhe hipnotike sa që ju lë me një ndjenjë të thellë trishtimi dhe pas filmit, që është arsyeja pse fituesi është Butterfly Jam nga Shih-Yen Huang”.

Një vlerësim i veçantë shkon për “Coffin” të Yuanqing Cai, Nathan Crabot, Houzhi Huang, Mikolaj Janiw, Mandimby Lebon, dhe Théo Tran Ngoc.

“Për një përshkrim mahnitës të ndjenjës së parehatisë në një qytet shumë të populluar me një qasje vizuale që është e pamundur të mos bashkëndjeni, vlerësim i veçantë për Student Competition shkon për “Coffin” nga Yuanqing Cai CAI, Nathan Crabot CRABOT, Houzhi Huang HUANG , Mikolaj Janiw, Mandimby Lebon, Théo Tran Ngoc”.

Balkan Competition
“Those who drown cling to foam” është fituesi i Balkan Competition. Një film kosovar që shfaq sfidat e përditshme të gruas për ushqim dhe mbijetesë në kohën e luftës. Regjisore dhe shkrimtare e filmit ishte Urtina Hoxha, Eremirë Krasniqi ishte shkrimtare, kurse filmi u prodhua nga CHWB Kosova.

“Ky film kap ndjenjën e frikës që shumë njerëz e kaluan shumë bindshëm me mjete minimale. Thjeshtësia e stilit të artit me të vërtetë të lejon të fokusohesh në historinë dhe rritë ndikimin emocional. Duke treguar këtë histori përmes syve të një nëne, me një instinkt të fortë mbijetese, ju bën të lidheni me situatën stresuese që njerëzit ishin. Fituesi është ” Those who drown cling to foam” nga Urtina Hoxha. ”
Një vlerësim i veçantë shkon për “Elusiveness”, një film serb i drejtuar nga Marija Vulic, i shkruar nga Isidora Vulic, dhe prodhuar nga JaFilm Jagodina. “Elusiveness” bazohet në një tregim popullor serb dhe tregon historinë e një vajzeje me origjinë dhe bukuri të veçantë.
“Në vlerësim të dizajnit, animacionit dhe mjeshtërisë së bukur të këtij filmi, vlerësimi i veçantë për Balkan Competition të këtij viti shkon për ” Elusiveness” nga Isidora Vulic”.

Animated Music Video Competition
Fituesi i Animated Music Video Competition është ” A little too much”, një video muzikore amerikane që shfaq një grua në një hapësirë imagjinare, e cila çliron veten dhe kapërcen frikën nga madhështia e vetvetes. Ky film drejtohet dhe shkruhet nga Martina Scarpelli.
“Animacion 2D bardhë e zi i ekzekutuar bukur që na jep një udhëtim frymëzues në botën e brendshme të një gruaje. Të jesh një, do të thotë të jetosh në një ritëm të vazhdueshëm të të gjitha llojeve të emocioneve nga të qenit e patrembur, e guximshme, dhe e bukur deri në të qenit e brishtë, e pasigurt, e mjerë dhe plot frikë. Por, mesazhi kryesor i dhënë është më se i qartë: pranimi i butë i të gjitha atyre emocioneve, veçanërisht lidhur me pasiguritë në lidhje me objektivizimin e trupit të saj si një e drejtë thelbësore për të qenë dhe për tu ndjerë e lirë si grua”.

Një vlerësim i veçantë shkon për “Kona” nga Shpat Morina.

“Kona është një animacion konceptual me një ilustrim të vrazhdë të zakoneve të vështira tradicionale shqiptare që i trajtojnë gratë shumë ashpër dhe që fatkeqësisht ende zbatohen jo vetëm në rajone të ndryshme të Kosovës, por edhe në të gjithë botën. Meriton çmimin për vlerësim të veçantë dhe ne i bashkohemi plotësisht thirrjes për çdo vajzë dhe grua të re që të ngrihen kundër keqtrajtimit”.

Feature Film Competition
“Kill it and leave this town” është fituesi i Feature Film Competition. Është një film polak, i drejtuar nga Mariusz Wilczynsk dhe prodhuar nga Bombonierka. Filmi flet për dikë që fshihet në një vend të sigurt kujtimesh, ku koha nuk lëvizë dhe të gjithë të dashurit e tij janë gjallë.

The Grand Jury e kategorizon këtë film si “Një perlë e stilizuar ashpër që zuri jurinë në befasi dhe i preku ata në një nivel emocional. Ky film është brutalisht i sinqertë dhe i dëlirë. Nuk ndalet nga turpi, ai merret me marrëdhëniet njerëzore në shumë nivele. Një film me muzikë të bukur, dialog të shkruar mirë dhe humor të mprehtë”.

Human Rights Competition
Fitues i kësaj kategorie është një film spanjoll i quajtur “Where were you?”. Skenari dhe regjia u realizuan nga María Trénor CoIomer, dhe u prodhua nga Francesc Garcia Donet dhe Francesc Picó. Tema e filmit është dhuna ndaj grave, dhe tregon përvoja nga vende të ndryshme në gjuhë të ndryshme.

Juria zgjodhi këtë film si fitues sepse: “Filmi tregon potencialin e fortë të animacionit për të diskutuar çështje të rëndësishme shoqërore dhe politike. Ai diskuton temën që është me rëndësi thelbësore në ditët e sotme dhe ndihmon që zërat e guximshëm të femrave të dëgjohen duke na treguar historitë e tyre të vërteta mbi dhunën”.

Një vlerësim i veçantë shkon për “We have one Heart” nga Katarzyna Warzecha. Një film polak që flet për një djalë që merr vesh për babanë e tij të cilin ai nuk e ka njohur kurrë, përmes disa letrave që prindërit e tij shkëmbyen vite më parë.

Sipas jurisë ky film është “Një kombinim i suksesshëm i qasjeve të animacionit dhe dokumentarit, bazuar në ngjarje të vërteta, një film që është në të njëjtën kohë personal dhe politik, na tregon një histori të rëndësishme për dashurinë dhe mënyrat për të kaluar kufijtë”. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Edona Llalloshi publikon këndën

Edona Llalloshi publikon këndën "Deri kur...", dedikuar grave të vrara nga burrat

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
“A mund të dal nga dera e kuqe”, Jetmiri kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

“A mund të dal nga dera e kuqe”, Jetmiri kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Kalo në kategori