LAJMI I FUNDIT:

Përfundon dueli dramatik mes Chelseat dhe Manchester Cityt në Stamford Bridge, tetë gola të shënuara, por pa fitues

Përfundon dueli dramatik mes Chelseat dhe Manchester Cityt në Stamford Bridge, tetë gola të shënuara, por pa fitues

Chelsea dhe Manchester City kanë barazuar 4-4 në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.

Citizens kaluan në epërsi 1-0 me Elring Haaland që shënoi nga penalltia në minutën e 25-të.


Por, Blutë nuk u dorëzuan dhe vazhduan me presionin e lartë.

Thiago Silva shënoi me kokë për 1-1 me një asistim të Conor Gallagher, për ta bërë edhe më elektrizuese sfidën.

Për 2-1 u përkujdes Raheem Sterling, që realizoi në minutën e 37-të me një asistim të Reece James, duke festuar më pas ndaj ish-skuadrës së tij.

Por, kampioni në fuqi i barazoi shifrat në 2-2 me anë të Manuel Akanji (45+1’) që u asistua nga Bernardo Silva.

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, pasi Julian Alvarez asistoi në minutën e 47-të për Erling Haaland, që realizoi edhe të dytin personal në këtë ndeshje, dhe për 3-2 për Man Cityn.

Mirëpo, Blutë nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat sërish, tani me golin e Nicolas Jackson (67’).

City ia doli ta shënonte golin e epërsisë, që u realizua nga Rodri në minutën e 86-të për 4-3.

Por, Armando Broja ishte heroi i Chelseat, pasi fitoi penallti në minutën e 90+5-të, që u shndërrua në gol nga Cole Palmer për rezultatin 4-4.

Pas javës së 12-të, Manchester City është lider me 28 pikë, ndërsa Chelsea gjendet në të 10-in me 16 sosh.

Në xhiron e 13-të, Citizens përballen me Liverpoolin, ndërsa Blutë do kenë punë me Newcastle United. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore