LAJMI I FUNDIT:

Përfundon 82% e punës së projektit TAP

Përfundon 82% e punës së projektit TAP

Rreth 82 për qind e projektit të gazsjellësit TAP është përfunduar, kështu ka thënë përmes një deklarate konsorciumi i TAP AG.

“Ndërtimi i tubacionit TAP është duke u zhvilluar mirë. Rreth 82 për qind e projektit është përfunduar dhe ne jemi në rrugën e duhur dhe në kohë për të filluar operacionet në 2020”, thuhet në njoftim.


Ndërkohë, më herët, në fund të muajit të kaluar kryeministri italian, Giuseppe Conte, deklaroi se gazsjellësi do të bëhet, një vendim i cili u prit me pakënaqësi të shumta duke nxitur kështu protesta.

Italia është edhe vendi që do të shpërndajë pjesën më të madhe të gazit azerbajxhanas në Evropë, pasi të ketë kaluar përmes Shqipërisë, ku tashmë kanë nisur punimet për seksionin detar të gazsjellësit. Ndërkohë, edhe në Greqi punimet po vijojnë me ritme të shpejta. /Telegrafi/