LAJMI I FUNDIT:

Forcat e sigurisë të Maqedonisë janë të gatshme për sulmet terroriste (Video)

Forcat e sigurisë të Maqedonisë janë të gatshme për sulmet terroriste (Video)

Ka përfunduar trajnimi i përbashkët o forcave speciale të MPB-së dhe ARM-së me instruktorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është simuluar neutralizimi i një grupi armiqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në trajnim ishin të pranishëm ministri i MPB-së, Agim Nuhiu, ai i mbrojtjes, Zoran Jolevski, ai i financave, Kiril Minoski, ambasadori amerikan, Jess Baily, si edhe ushtarakë e policë.


Sipas Jolevskit, ky është trajnimi i parë nga 27 të tilla të planifikuara, ku do të përfshihen edhe segmente tjera, pra jo vetëm për operacione speciale.

Ambasadori Baily tha se trajnimi është rezultat i ushtrimeve trejavore dhe është trajnimi i parë nga tre të këtillë që do të zbatohen gjatë këtij viti me MPB-në dhe ARM-në./Telegrafi/