LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri “Radio Gora” në Dragash

Përfshihet nga zjarri “Radio Gora” në Dragash
Foto ilustruese

Mëngjesin e sotëm “Radio Gora” në Dragash është përfshirë nga zjarri. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, njëri nga punonjësit e kësaj radio, Jakub Gornicki.

Ai ka thënë se nuk ka shumë informacione nëse ka persona të lënduar apo jo.


“Nuk e di nuk kam informacione a ka persona të lënduar. Së shpejti pritet të vijnë edhe zjarrfikësit për të intervenuar”, ka thënë Gornicki.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin./Telegrafi/