LAJMI I FUNDIT:

Përfituesit e skemave pensionale duhet të lajmërohen për verifikim

Përfituesit e skemave pensionale duhet të lajmërohen për verifikim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve pas lehtësimit të masave dhe zbutjes së situatës me pandeminë COVID-19, ka njoftuar se të gjithë përfituesit e skemave pensionale, në veçanti, që gradualisht ka filluar me procesin e lajmërimit të përfituesve të skemave pensionale, me qëllim të verifikimit.

Sipas MFPT-së, në fazën e parë, kërkohet që përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive të paraqiten në objektet e Departament të Pensioneve në regjionet ku jetojnë.


“Lajmërimet do të bëhen në orarin dhe kategorizimin si në vijim: Nga data 21 qershor deri më datën 15 korrik 2022 do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që nuk janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19. Nga data 18 korrik deri më datën 31 gusht do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19. Në rastin e paraqitjes, pensionistët duhet të prezantojnë faturat e rrymës të vendbanimit të tyre. Në rast të qëndrimit me qira, së bashku me faturën e rrymës duhet të prezantohet edhe kontrata e qirasë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/