Përfitimet e jashtëzakonshme të çajit të dafinës: Të sëmurët me diabet duhet ta përdorin sa më parë
Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të publikojë herë pas here shifrat e tmerrshme të përhapjes së diabetit, një sëmundje e cila është kthyer në një prej sfidave të mjekësisë, duke shënuar plot 422 milion pacientë në të gjithë botën
Ndërkohë sipas një studimi të vitit 2018 nga “’Shoqata Amerikane e Diabetit” gati 30.3 milionë amerikanë, ose 9.4% e popullsisë në moshë madhore, janë të prekur prej tij, duke e renditur si sëmundjen e dytë më të rrezikshme në nivel kombëtar pas kancerit të mushkërive.
Pacientët e prekur nga kjo sëmundje e rëndë kanë nivele të larta të sheqerit në gjak sepse trupi i tyre nuk mund ta transportojë këtë të fundit në masën dhjamore, qelizat muskulore apo në mëlçi ku përdoret si burim energjie.
Ata duhet të bëjnë kujdes sidomos me ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik, të cilët konsiderohen edhe si faktori kyç që mban larg diabetin.
Sot ju propozojmë që në regjimin tuaj ushqimor të përfshini mbi të gjitha çajin e dafinës.
Gjethet e dafinës janë një burim i rëndësishëm i vitaminës A, B dhe C dhe acidit folik, kaliumi, bakri, kalciumi, mangani, hekuri, seleni, zinku dhe magnezi.
Përbërësit: 4 gota ujë (1 litër) dhe 2 lugë gjelle gjethe të freskëta dafine (30 g)
Përgatitja: Vini ujin në zjarr dhe lëreni të vlojë gradualisht. Më pas shtoni gjethet e dafinës, plus disa pika vaj esencial të vajit të dafinës dhe lërini të ziejnë edhe për disa minuta të tjera.
Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë në temperaturë ambienti për 10-15 minuta dhe filtrojeni.
Sipas ekspertëve të shëndetit nuk duhet të pini më shumë se 4 gota në ditë nga ky çaj.
Edhe pse dafina është një bimë me veti të padiskutueshme medicinale, konsumimi i tepërt i saj mund të shkaktojë dermatit, astmë ose alergji. Mund të shkaktojë gjithashtu nausea (të vjella) dhe irritojë muret e zorrëve.
Dafina ka veti fantastike, të afta për të ulur nivelin e glukozës në gjak.
Sidoqoftë, nuk duhet të zëvendësoni ilaçet e përshkruara nga mjeku, por përkundrazi ta konsumoni si një ilaç natyral shtesë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj