LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e Kosovës mposhtet nga ajo e Kuvajtit

Përfaqësuesja e Kosovës mposhtet nga ajo e Kuvajtit

Të martën në Lashko të Sllovenisë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka luajtur ndeshjen e parë miqësore me Kuvajtin.

Kuvajtasit, që ka një që janë të grumbulluar dhe tashmë kanë luajtur shumë miqësore në Slloveni, kanë shënuar fitore me rezultat 36:23.


Pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:13 në të mirë të Kuvajtit.

Kombëtarja jonë në momente ka shfaqur lojë të mirë. Kishte aksione të rrjedhshme e gola të bukur. Por në rezultatin final kanë ndikuar gjuajtjet e shumta të humbura nga pozita të pastërta e po ashtu gabimet e shumta teknike. Lojtarët tanë janë në fazën përgatitore për kampionatin e ri dhe ende jo në ritmin e ndeshjeve.

Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi të mërkurën prej orës 17:00 e kanë edhe një ndeshje kontrolluese me Kuvajtin.

Ndeshjet në Slloveni do t’i shërbejnë selektorit Qerimi për ciklet e ardhshme kualifikuese. Të martën janë testuar disa lojtarë të rinj, që do ta kenë rastin të dëshmohen edhe në ndeshjen e nesërme.

Kuvajti – Kosova 36:23 (18:13)

Kosova: Liridon Zena, Jon Muqolli, Kushtrim Ninaj 5, Matej Thaqi 5, Shkëlzen Samohoda 1, Altin Cacaj 1, Olsi Mulaj, Armend Alaj, Arbios Mushkolaj 2, Leonard Gegaj 1, Shaban Zogaj, Egzon Gjuka 5, Dominik Palushi 3, Lulzim Shabani 1, Arti Luzha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori