LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori rus në OKB e kundërshton paraqitjen e Konjufcës me flamurin e Kosovës, por edhe Daçiq ishte me flamurin serb

Ambasadori rus në OKB e kundërshton paraqitjen e Konjufcës me flamurin e Kosovës, por edhe Daçiq ishte me flamurin serb

Kosova është duke u përfaqësuar në seancën e Këshillit të Sigurimit nga ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjfuca. Kjo mbledhje po mbahet në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë COVID-19.

Në paraqitjen e tij, Konjufca kishte vendosur në prapavijë flamurin e Kosovës, e për këtë ka reaguar përfaqësuesi i Rusisë.


Vasily Nebenzya në fjalimin e tij, tha se nuk e njeh flamurin, por që duke shikuar ngjyrat mund të jetë flamuri i Bosnjës, transmeton Telegrafi.

“Po shohë prapavijën të Konjufca,  në bazë të ngjyrave mund të jetë flamuri suedez apo i Bosnjës. Por pasi po flasim për Ballkanin Perëndimor me siguri është i Bosnjës dhe Hercegovinës. Do të doja të ju kërkoj që t’i njoftoni pjesëmarrësit se cila duhet të jetë prapavija apo simbolet e duhura dhe cilat janë simbolet e padëshiruara në këtë mbledhje”, deklaroi ai,  përcjell Telegrafi.

Konjufca në KS të OKB: Daçiq me mashtrime po lobon për ç'njohje të pavarësisë së Kosovës
Lexo po ashtu Konjufca në KS të OKB: Daçiq me mashtrime po lobon për ç'njohje të pavarësisë së Kosovës

Ai më tej tha se liderët në Kosovë nuk janë të interesuar për dialog me Serbinë.

“Situata në Kosovë vazhdon të përkeqësohet dhe nuk ka ndonjë pamje të mirë të ndonjë arritjes politike të cilat u prezantuan sot. Liderët shqiptarë nuk shprehin interesim për dialog, përkundër liderëve në Serbi. Ata e përkrahin njoftimin e Albin Kurtit, që tarifat largohen me 1 prill, fakti është që janë pezulluar përkohësisht më shumë kërkesa, dhe të papranueshme për Beogradin”, deklaroi ai.

Po ashtu, në këtë mbledhje, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ishte paraqitur me flamurin serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori