LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Kryesimin e merr Jorida Tabaku për të drejtuar procesin e zgjedhjeve brenda partisë

Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Kryesimin e merr Jorida Tabaku për të drejtuar procesin e zgjedhjeve brenda partisë

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, zbuloi gjatë një interviste në Euronews Albania, hapat procedurialë që do të ndjekë Partia Demokrtike deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt.

Sefa tha se drejtimin e PD-së do ta marrë nënkryetarja Jorida Tabaku, e cila do të drejtojë procesin për rizgjedhjen e strukturave kapilare dhe kryetarit të ri të partisë.


“Nënkryetarja në detyrë që është zonja Tabaku, zoti Bardhi ka marrë takim me zonjën Tabaku në lidhje me ushtrimin e detyrave që asaj i ngarkohen. Dhe po shkojmë drejt kësaj rruge përkohësisht. Siç e dini PD është shprehur se do t’i nështrohet një procesi të rëndësishëm zgjedhor ku do të zgjidhen të gjitha strukturat në mënyrë kapilare”, tha Sefa.

Alibeaj i ashpër me Berishën: Hedh baltë për të justifikuar katastrofën elektorale, largimi yt është çlirim për demokratët
Lexo po ashtu Alibeaj i ashpër me Berishën: Hedh baltë për të justifikuar katastrofën elektorale, largimi yt është çlirim për demokratët

“Mendoj se zonja Tabaku do të drejtojë strukturat drejt këtij procesi. Nëse ka dëshirë të kandidojë për kryetare të kandidojë do të ishte e mirëpritur”, tha ai.

Në lidhje me gjyqin për vulën Sefa zbuloi se Komisioni i Rithemelimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka bërë tashmë rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Në dijeninë time kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë që tregon se nuk kanë asnjë interes për ta zgjidhur situatën, por vetëm për ta zvarritur”, tha Sefa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori