LAJMI I FUNDIT:

Përdoruesi në TikTok ishte i vetmi pasagjer në aeroplan gjatë udhëtimit për në Fixhi, tregoi eksperiencën për këtë ‘fluturim fantazmë’

Përdoruesi në TikTok ishte i vetmi pasagjer në aeroplan gjatë udhëtimit për në Fixhi, tregoi eksperiencën për këtë ‘fluturim fantazmë’

Një burrë që udhëtoi vitin e kaluar nga Sidnei në Fixhi u trondit kur e kuptoi se ishte i vetmi pasagjer që hipi në një ‘fluturim fantazmë’.

Të martë, pasagjeri Robbie Allen ndau detaje të fluturimit të tij bosh për në Fixhi në janar të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.


Ai tha se ishte i vetmi person në bordin e avionit në atë që linjat ajrore e quajnë ‘fluturim fantazmë’, ku një rrugë normale fluturohet me më pak se 10 për qind të kapacitetit të saj të pasagjerëve të mbushur.

“Unë isha me të vërtetë i vetmi person në të gjithë aeroplanin”, tha ai në një video që është parë pothuajse 500,000 herë.

@robbieallen It was creepy at first but then amazing, just wish I hadn’t already paid for business class 🤦🏽‍♂️😅 (don’t judge my horrible tik tok skills lol) #virginaustralia @Virgin Australia #fypシ #fiji #fyp #zyxcba #sydney #fijitiktok #australia #maori #avgeek #aviation ♬ original sound – Robbie Allen

“Kapiteni erdhi dhe u ul pranë meje dhe foli me mua. Stafi më dha gjithçka që doja”.

Allen në formë shakaje tha se kishte hipur në një ‘aeroplan privat’ si dhuratë për ditëlindjen e tij të ardhshme.

“Unë me të vërtetë e kam të gjithë aeroplanin për vete. Unë jam i vetmi pasagjer”, tha ai.

“Është për ditëlindjen time. Unë jam VIP”.

Më pas ai tregoi një tas me ushqime që stjuardesa ia solli, shoqëruar me një gotë verë të gazuar.

“Unë veçse kisha rezervuar klasën e biznesit, por do ta kisha marrë falas ushqimin edhe nuk do ta kisha bërë”, tha ai.

“Ishte një përvojë kaq e çuditshme, diçka që nuk do ta harroj kurrë”.

Allen shkroi në komentet nën video se fluturimi i kthimit priste vetëm 27 pasagjerë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Traditat më bizare seksuale (+16)

Traditat më bizare seksuale (+16)

Fun
Google Maps ka

Google Maps ka "mjegulluar" një shtëpi në një rrugë të zakonshme në Ohio - për një arsye të veçantë

Interesante
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Kalo në kategori