LAJMI I FUNDIT:

Përdorni limonin për të pasur shtëpi me aromë të këndshme, por edhe disponim më të mirë

Përdorni limonin për të pasur shtëpi me aromë të këndshme, por edhe disponim më të mirë
(Foto: The Spruce)

Era e limonit të freskët stimulon sekretimin e serotoninës në organizmin tonë – hormonin e lumturisë që është përgjegjës për të na bërë të ndihemi mirë. Është mirë të prisni një limon në feta dhe të shtoni kripë dhe të thithni aromën.

Pritini limonin në katër pjesë, vendosini fetat në një pjatë dhe shtoni pak kripë. Mund t’i mbani në dollapin pranë krevatit për gjumë dhe relaksim më të mirë ose në çdo pjesë të shtëpisë ku dëshironi të krijoni një oazë aromatike.



Përfitimet nga thithja e erës së limonit të kripur:

Relakson dhe freskon
E bën frymëmarrjen më të lehtë, veçanërisht tek alergjitë apo ftohjet
Largon insektet që duan të hyjnë fshehurazi në shtëpi, duke përfshirë mushkonjat
Mendimet janë më të qarta pas zgjimit
Shtëpia ka erë komode dhe të freskët


Hulumtimet tregojnë se aroma e limonit të freskët ose vajit esencial të limonit në trupin tonë stimulon sekretimin e serotoninës, të cilën e quajmë edhe hormoni i lumturisë. Siç sugjeron edhe emri i tij, ky hormon është përgjegjës për disponimin tonë të mirë.

(Foto: The Spruce)

Për të freskuar hapësirën e jetesës, prisni limonin në feta dhe zhytni në ujë. Bëjeni në një kavanoz në mënyrë që përveç erës të shijoni edhe pamjen e limonit. Gjithashtu, mbetjet e mbetura pas shtrydhjes së limonit vendosini në frigorifer – do të neutralizojë aromat e pakëndshme dhe sa herë që e hapni do t’ju fryjë era e freskisë.

E dini pse të gjitha shtëpitë kanë erën e tyre të veçantë?
Lexo po ashtu E dini pse të gjitha shtëpitë kanë erën e tyre të veçantë?

Përveç përmirësimit të humorit, neutralizimit të aromave të pakëndshme dhe ngrënies, limoni është i shkëlqyeshëm edhe për pastrimin dhe dezinfektimin e shtëpisë. Është mirë që periodikisht dërrasat e drurit që përdoren për prerjen e ushqimit të fërkohen me limon dhe kripë.

Hidhni kripë në dërrasë dhe fërkoni sipërfaqen me gjysmë limoni. Lëreni për rreth 10 minuta dhe në fund shpërlajeni me ujë të nxehtë. Lëngu i limonit largon papastërtitë nga vaska, lavamani, është i mirë për lustrimin e rubineteve, largon gëlqeren. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori