Java e 30-të do të sjell tri përballje mjaftë interesante sa i përket skuadrave që po luftojnë për t’iu shmangur rënies nga elita.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë përsëri në Gjilan, ku Gjilani do të jetë nikoqir i Flamurtarit.

Dy skuadrat kanë nga 35 pikë dhe janë duke bërë çmos për ta siguruar edhe një edicion mbetjen në Superligë pa barazh.

Ballkani i Therandës do të jetë mysafir i KEK-ut, ku pret të marrë tre pikëshin e parë nën drejtimin e trajnerit Gani Sejdiu.

Ndërkohë interesant pritet të jetë edhe në Ferizaj, në sfidën që vendasit e Ferizajt e zhvillojnë ndaj Lirisë.

Vendasit me fitore do të bënin një hap të madh drejt ikjes nga barazhi, ndërsa Liria me humbje do të përshëndetej nga elita e futbollit kosovar.

Ndeshja e katërt e ditës së sotme do të zhvillohet në qytetin e Podujevës.

Llapi që po lufton për titullin e kampionit do të jetë nikoqir i Trepçës ’89 që po lufton për t’i ikur barazhit.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme do të fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/