Për herë të parë, shkencëtarët mund të shohin se si truri regjistron kujtimet teksa flemë
Shkencëtarët e dinë prej kohësh që truri ka nevojë për gjumë për të rishfaqur ngjarjet e ditës dhe për t’i transferuar ato në kujtime më afatgjata. Por mënyra e saktë sipas së cilës truri ruan kujtimet tona është kuptuar shumë pak
Tani për herë të parë, mikroelektrodat e vogla të mbjella në trurin e dy personave tregojnë se si neuronet e trurit ndizen gjatë gjumit për të “rishfaqur” kujtimet afatshkurtra në mënyrë që t’i zhvendosin në kujtesë të përhershme.
Studimi u botua të martën në revistën Cell Reports.
“Ky studim është interesant,” tha Dr. Richard Isaacson, i cili drejton Klinikën e Parandalimit të Alzheimerit në Weill Cornell Medicine dhe Spitalin e Nju Jork-Presbyterian.
Ndjekja e neuroneve individuale
Studimi u krye në Brain Gate, i përbërë nga Universiteti Brown, Qendra Mjekësore Providence VA, Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts, Universiteti Stanford dhe Universiteti Case Western Reserve.
“Neuronet janë të vogla, me madhësi rreth 10 mikron,”- tha neuroshkencetari kompjuterik dhe autori i studimit Beata Jarosiewicz.
“Dhe elektrodat makro që janë aprovuar për përdorim njerëzor, siç janë elektrodat e thella që stimulojnë trurin, janë shumë të mëdha për të regjistruar aktivitetin individual të pikut të secilit neuron.”
Në studim, dy personave me pajisje të implantuara, ju kërkua të bënin një sy gjumë dhe gjatë kësaj kohe, aktiviteti i neuronit u regjistrua si një bazë fillestare. Pastaj secilit iu kërkua të përsërisë të njëjtën mënyrë lëvizjeje nga një lojë.
Në vend që të lëviznin krahët për të ndjekur Simonin, natyrisht, të dy njerëzit përdorën mendjen për të përsëritur veprimet e lojës, ndërsa aktiviteti i tyre nervor regjistrohej. Pastaj të dy do të pushonin.
Rezultatet treguan se truri i tyre vazhdoi ta luante lojën edhe kur ishin në gjumë, duke përsëritur të njëjtat modele në një nivel neuronal.
Shpresojmë, tha Isaacson, që “studimet e ardhshme do të ndihmojnë në sqarimin se cilat faza specifike të gjumit (gjumi i thellë, gjumi REM), riprodhimi i kujtesës ndodh më shpesh”. /CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi