LAJMI I FUNDIT:

Për të katërtën herë tentohet konstituimi i Komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Për të katërtën herë tentohet konstituimi i Komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Sot për të katërtën herë me radhë do të tentohet të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Ideja për një komision hetimor lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore ka ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.


Por, kundër këtij komisioni hetimor ka dalë lëvizja Vetëvendosje.

Shefja e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në njërën nga seancat e Kuvendit se peticioni i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës e i nënshkruar nga 41 deputetë, është hap i ngutshëm.

Dosja e Prokurorisë: 52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer, që nuk erdhën në Kosovë
Lexo po ashtu Dosja e Prokurorisë: 52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer, që nuk erdhën në Kosovë

“LDK-ja ka ndërmarr një hap i cili është hap i ngutshëm sipas Grupit Parlamentar të LVV-së duke dorëzuar në Kuvend kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Megjithatë, disa muaj ma herët në Kuvend dhe në media janë përmendur dyshimet se mund të ketë keqpërdorime me rezervat shtetërore”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Sipas saj, ky hetim parlamentar synon të bëjë paralelizëm për diçka që organet e rendit janë të përfshira, ndërsa ka pyetur deputetët nënshkrues të peticionit “A nuk po i besoni Prokurorisë apo e konsideroni veten hetues më të aftë se Prokuroria dhe Policia?”.

Ndërkaq, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka treguar përmes një video mesazhi se kush janë gjashtë deputetët e pozitës të cilët e kanë sabotuar punën e Komisionit hetimor për “rezervat shtetërore”.

Ai tha se vetëm duke mundësuar konstituimin e këtij komisioni, deputetët do të mund të kontribuojnë në heqjen e të gjithave dilemave mbi aferat potenciale korruptive.

Afera me rezervat shtetërore: Çka deklaruan të dyshuarit dhe mbrojtja në seancë dëgjimore?
Lexo po ashtu Afera me rezervat shtetërore: Çka deklaruan të dyshuarit dhe mbrojtja në seancë dëgjimore?

“Këtë javë ka dështuar për herë të tretë radhazi konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e rezervave shtetërore pavarësisht votës së 69 deputetëve për, një kundër dhe 6 abstenime. Sërish shkak i dështimit të mbledhjes konstituive ishte mungesa e gjashtë deputetëve të shumicës parlamentare, Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta-Isufi, Halil Thaçi, Salih Zyba, Erxhan Galushi që udhëhiqet nga LVV-ja.

Megjithatë fuqia politike në Kuvend, nuk duhet të shndërrohet në arsye për qeverisje jotransparente e jo-llogaridhënëse e cila saboton proceset parlamentare, që janë në funksion të qeverisjes së mirë e pa korrupsion. Vetëm duke mundësuar konstituimin e këtij komisioni dhe përmbushjen e mandatit të tij deputetët do të mund të kontribuojnë në heqjen e të gjithave dilemave mbi aferat potenciale korruptive dhe do të rrisin besimin e publikut në institucione dhe në qeverisje”, ka thënë Cakolli.

Ndryshe, formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas dyshimeve për abuzime të mundshme.

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, bashkë me afaristin Ridvan Muharremi, janë arrestuar në gusht të këtij viti nën dyshimin për veprat – keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe – dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Bastisjet dhe arrestimet erdhën pas publikimit të audio-incizimeve për rezervat shtetërore.

Sipas Prokurorisë, pavarësisht se u janë paguar paratë kompanive turke e polake për grurë, vaj e sheqer, këto produkte nuk kanë ardhur në Kosovë dhe rrjedhimisht buxheti i Kosovës është dëmtuar mbi 600 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori