Televizioni Rrokum një ditë ma parë ka raportuar se tashmë edhe zërat kundër kësaj gjykate në PDK janë pakuar: prej 15 deputetëve sa ishin kundër, tash kanë mbet vetëm katërqë nuk po binden ta japin votën pro.

I bindur se Kuvendi do ta përmbyll telenovelën për themelimin e gjykatës që do t’i gjykonte krimet supozuese të UÇK-së, është edhe deputeti i PDK-së Zenun Pajaziti.


Ai madje, ju ka çua selam deputetëve që t’i lënë anash interesat dhe ta përmbyllin këtë proces.

Edhe deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, u kërkon kolegëve te tij me i thanë po Speciales, duke i kritikuar edhe ata që janë kundër.