LAJMI I FUNDIT:

Për shumë tifozë transferimet e shtrenjta të Ligës Premier janë ‘çmenduri’, por Serie A në vitet e 90-ta thyente rekorde –Blerjet e mëdha nga Lentini te Crespo

Për shumë tifozë transferimet e shtrenjta të Ligës Premier janë ‘çmenduri’, por Serie A në vitet e 90-ta thyente rekorde –Blerjet e mëdha nga Lentini te Crespo

Sot më së shumti bëhet zhurmë për transferimet që bëhen në Ligën Premier.  

Por në vitin 1992, atë vit kur u themelua Liga Premier, Gianluigi Lentini, një lojtar që kishte shënuar 16 gola në 111 paraqitje me Torinon, kishte thyer rekordin e transferimit botëror duke u blerë nga Milani për 13 milionë funte.

Mediat në vend, por edhe anembanë botës, kishin shkruar për Lentinin.

Lentini në aksion

Por më shumë zhurmë u bë për blerjet si Alex Oxlade-Chamberlain te Liverpooli, pastaj Alvaro Morata te Chelsea e Alexandre Lacazette te Arsenali.

Por çmimet kishin filluar të rriten në Itali që shumë kohë më parë. Në vitin 1992, rekordi i transferimit u thye tri herë, dy herë nga AC Milan.

Por edhe Juventusi kishte blerë Gianluca Viallin për 12 milionë funte.

Vialli dhe Papin

Milani ishte skuadra e parë që prishi pragun kur pagoi 10 milion funte për Jean-Pierre Papin.

Në fakt, midis viteve 1990 dhe 2000, në Itali u thye dhjetë herë rekordi për transferimin.

Transferimi i fundit që e theu rekordin në Itali ishte blerja e Hernan Crespo nga Lazio te Parma për 35.5 milionë funte, ndërsa BBC në atë kohë e kishte quajtur çmenduri.

Crespo kur erdhi te Lazio

Të kthehemi te Lentini dhe viti 1992. Ai erdhi nën drejtimin e Fabio Capellos, ku fitoi titullin dhe shkoi në finalen e Ligës së Kampionëve, ku humbën pastaj nga Marseille.

Ai një vit pas bëri aksident dhe nuk u kthye më kurrë në lojtarin që ishte.

Se futbolli italian ishte interesant në ato vite, tregojnë edhe transferimet e shumta të Christian Vierit.

Vieri dhe Ronaldo

Sulmuesi nga viti 1991 deri në vitin 1997, ishte sulmues solid, por ndërroi klub në çdo vit.

Ai  pastaj nga Juventusi kaloi te Atletico Madridi,  ku shënoi 24 gola ën po aq ndeshje, duke u kthyer në Itali te Lazio për 25 milionë funte.

Pastaj e bleu Interi pas një viti për 32 milionë euro. Te Interit me Vieriin në projekt ishte edhe një tjetër blerje rekord, Ronaldo.

Ronaldo, kur erdhi te Interi

Ai kishte ardhur nga Barcelona për 19.5 milionë funte në vitin 1997.

Me parat e shitjes së Vierit, klubi i Lazios kishte blerë Marcelo Salasin (£16m) dhe Juan Sebastian Veron (£18m).

Po ashtu ishte blerë edhe Crespo nga Parma për rekord botëror 35.5 milionë funte. /Telegrafi/

Blerjet e mëdha rekord botëror

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori