LAJMI I FUNDIT:

PËR ME SHKRUE ZOTNI N’GAZETA

PËR ME SHKRUE ZOTNI N’GAZETA
GOMARI I BABATASIT (METAMORFOZA)
Lexo po ashtu GOMARI I BABATASIT (METAMORFOZA)

Fragment poetik nga: Gjergj Fishta

Për me shkrue zotni n’gazeta
Duhet shkruesi t’ jetë ma parë
Njeri i ndershëm e atdhetar,
T’jetë fisnik, zemër-bujar,
Jo intrigant e ngatrrestar
Edhe kenë mos t’ket hafije
Mandej duhet që t’ketë dije-
Dije t’hàpt n’ekonomi,
N’histori e n’tregti,
N’politikë e n’drejtsi;
Edhe t’dije shk’ asht shkolla e msimi
Shk’ asht lirija e qytetnimi,
T’jetë shqiptar n’shkrim e n’gojë,
Fjala n’pende mos t’i ngurrojë:
Mbarë e mbarë puntë t’i kallzojë
Me t’ngushtue me kndue përdhuni
Shka ndër shtylla ai rresht vuni,
Tashti, pra nji sallahan,
Vagabond e shakllaban,
Njeri idiot e laraman,
Qe mendon se për taman
Te tanë botë rri n’sahan,
Çka mund t’shkruej, po t’pyes unë ty
Ky qi as byk nuk ka n’krye,
Jo ma tru?…