LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të pandemisë, “Kënga Magjike 2021” ndërron destinacion pas 22 vitesh

Për shkak të pandemisë, “Kënga Magjike 2021” ndërron destinacion pas 22 vitesh
Ardit Gjebrea (Foto: YouTube)

Nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike” nisi mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, ky kompeticion muzikor për herë të parë nuk është duke u zhvilluar në Pallatin e Koncerteve.

Ky është një nga momentet më emocionuese të producentit dhe autorit Ardit Gjebrea, i cili pas 22 vitesh ndërron destinacion.

Ardit Gjebrea (Foto: YouTube)

“Pandemia fiku dritat e botës”, tha ai duke shtuar se “Kënga Magjike” do të zhvillohet këtë herë në një tjetër shtëpi të ëmbël.

“Pas 22 vitesh sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi”, vazhdon Gjebrea.

Pesë artistët e rinj që morën statusin ‘Big’ në “Kënga Magjike”
Lexo po ashtu Pesë artistët e rinj që morën statusin ‘Big’ në “Kënga Magjike”

Këtë edicion përkrah Arditit në prezantim është edhe artistja Marsela Çibukaj – për të cilën ishte ëndërr të vinte në një pozicion të tillë.

Në skenën magjike në natën e parë performuan 15 këngëtarë ‘Big’ dhe 8 të tjerë të kategorisë ‘New Artist’.

Gjithashtu, ishin edhe 8 artistë ‘Big Internacional’ nga Greqia, Italia, Kroacia, Spanja, Belgjika dhe Gjeorgjia. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori