LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të mjegullës janë anuluar dhe ridestinuar disa fluturime të aeroportit të Shkupit

Për shkak të mjegullës janë anuluar dhe ridestinuar disa fluturime të aeroportit të Shkupit

Disa nga fluturimet në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup janë anuluar dhe ridestinuar për shkak të mjegullës që ka kapluar rajonin e Shkupit.

ueb-faqen e aeroportit është publikuar informata se janë anuluar fluturimet për në Stamboll, Vjenë, Bazel, Budapest dhe Dubai, ndërsa janë realizuar për në Ljubljanë dhe Dortmund.


Fluturimet nga Dubai, Brukseli, Londra dhe Budapesta janë ridestinuar drejt Ohrit dhe Prishtinës./Telegrafi/