LAJMI I FUNDIT:

Për nëntë vite mbyllen 2.275 institucione kreditore në BE

Për nëntë  vite mbyllen 2.275 institucione kreditore në BE

Në sektorin bankar të 28 shteteve në Bashkimin Evropian (BE), për 9 vite u mbyllën 2 mijë e 275 institucione kreditore.

Sipas të dhënave nga raporti për sektorin bankar 2018 të Federatës Evropiane të Bankave (EBF), mësohet se në 9 vite numri i institucioneve që japin kredi në 28 vendet e BE-së ka shënuar një rënie në masë të madhe.


Teksa numri i institucioneve kreditore që vepronin në BE në vitin 2008 ishte 8.525 kjo shifër në vitin 2017 ka rënë në 6.250, ku sipas kësaj në 9 vite janë mbyllur 2.275 institucione kreditore që operonin në sektorin bankar të BE-së.

Po ashtu bëhet e ditur se Gjermania me 70 banka kryeson me numrin më të madh të institucioneve kreditore të mbyllura për vitin e kaluar, e cila ndiqet nga Italia me 65, Hungaria me 49, Austria me 43, Franca dhe Irlanda me 23. /Telegrafi/