LAJMI I FUNDIT:

Për nëntë muaj, 239 raste të kancerit të gjirit

Për nëntë muaj, 239 raste të kancerit të gjirit

Në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, ushtruesi i drejtorit të përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu ka vizituar Klinikën e Onkologjisë, me ç’rast nga afër u njoftua në lidhje me punën që po bëhet nga kjo klinikë, fushatën për vetëdijesim dhe me trajtimin e rasteve me kancer të gjirit dhe rasteve tjera të kancerit.

Ekrem Hyseni, drejtor i Klinikës së Onkologjisë ka njoftuar se vetëm në këtë nëntëmujor janë 239 raste me kancer të gjirit.

Ai mes tjerash njoftoi se klinika në bashkëpunim edhe me Shoqatën e Onkologëve të Kosovës dhe Shoqatën “Jeta Vita”, kanë organizuar aktivitete të ndryshme nëpër komunat e Kosovës, qoftë përmes ligjëratave të ndryshme dhe formave tjera informuese.

Mes tjerash, ai njoftoi se bazuar në statistika, në vitin 2013, ka pasur 700 raste, më 2014, 770 raste me kancer, 808 raste më 2015, 1.236 raste më 2016,  përderisa në nëntëmujorin e  këtij viti gjithsej 1.128 raste.

Drejtori Hyseni shpjegoi se kjo nuk duhet kuptuar si rritje e numrit, por vetëdijesim dhe raportim e  paraqitje e rasteve dhe tendencë për zbulim më të hershëm të rasteve, ngase nga një raport analitik,  del se Kosova ka numrin më të vogël të rasteve me kancer në regjion.

Ai shtroi nevojën e funksionalizimit 24-orësh të Klinikës së Onkologjisë, e cila për momentin ofron shërbime 12-orë në ditë.

Sa i përket brahiterapisë, ai tha se është duke u punuar dhe i njëjti shërbim deri në fund të vitit pritet të jetë në shërbim të pacientëve dhe të kompletoj gamën e shërbimeve onkologjike.

Sejdiu tha se do të angazhohet që në planet afatmesme të punoj për funksionalizim 24-orësh të kësaj klinike, por për ta bërë këtë nevojiten infermier shtesë, e po ashtu duhet të bëhet adaptimi i hapësirave të klinikës, apo eventualisht të shihet mundësia e shfrytëzimit  të ndonjë hapësire tjetër për vendosje të shtretërve për pacientë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori