LAJMI I FUNDIT:

Për jetë më të shëndetshme përgatisni brokoli

Për jetë më të shëndetshme përgatisni brokoli

Kjo është mënyra se si ta përgatisni brokolin për të nxjerrë nga kjo perime më të mirën

Brokoli është perime shumë e shëndetshme. Është e mirë për shëndetin e syve, mbron nga artriti, ngadalëson përhapjen e kancerit të gjirit, por është preventivë e mirë edhe kundër sëmundjes së zemrës dhe enëve të gjakut, transmeton Telegrafi.

Ruan dhe mirëmban shëndetin e lëkurës, promovon rigjenerimin dhe riparimin e lëkurës, lufton plakjen, mbron maksimalisht lëkurën nga dielli, përmirëson sistemin imunitar.

Ndikimin pozitiv të këtillë në shëndetin shkencëtarët ia përshkruajnë sulforafanit, bashkim i cili bëhet kur brokolin e kafshoni, e pritni apo e copëtoni në pjesë, dhe të cilat ndihmojnë në luftën me sëmundjet e ndryshme.

Mirëpo, nëse e zieni brokolin, asgjë nuk keni bërë… Të gjitha efektet pozitive të sulforafanit humben pas pak minutash zierjeje.

Një studim i ri kinez ka treguar që “më e mira nga brokoli” nxirret nëse e imtësoni në copëza prej dy milimetrash, pasta e lini rreth një orë e gjysmë që të shtojë nivelin e sulforafanit, dhe pastaj zieni shumë pak apo fërgojeni.

E pra nëse dëshironi shëndet të mirë hani brokoli, së paku shfrytëzoni gjithë ato që jua ofron… /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori